Armando Sadiku është zyrtarisht lojtar i Luganos në Superligën e Zvicrës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është transferuar te kjo skuadër në formë huazimi deri në përfundim të sezonit.
Te Lugano do të jetë nën udhrat e trajnerit Paolo Tramezzani, ish-ndihmësit të De Biasit, i cili pikërisht në dhjetor mori zyrtarisht drejtimin e skuadrës jugore të Zvicrës. Ishte këmbëngulja e Tramezzanit që ndikoi në arritjen e marrëveshjes me dy klubeve.
Armando Sadiku ka luajtur edhe më parë me Luganon , në vitin 2013-të përpara se të transferohej në janar të 2014-s tek Zyrihu. Në mbyllje të huazimit, Sadiku do të rikthehet tek Zyrihu me të cilin ka një kontratë që e lidh deri në 2018-n.