Shkodran Mustafi është i vetmi futbollist shqiptar, që ka fituar një Kupë Bote. Natyrisht, jo me fanellën kuqezi, por me Gjermaninë, në “trenin” e së cilës hipi për “Botërorin 2014” dhe ia doli të marrë medaljen e argjendtë.
Prandaj, çdo veprim që ka të bëjë me të, patjetër që përbën lajm në hapësirën shqipfolëse, kudo që ajo ekziston. “Prive” bën me dije se Shkodran Mustafi është fejuar tashmë. Kjo ka ndodhur pikërisht dje, ditën e të dashuruarve, që përbën festë për të gjitha çiftet.
Mustafi ka preferuar që dhuratën më të madhe t’i bëjë zyrtarizimin e lidhjes të dashurës së tij, përmes një ceremonie në praninë e miqve dhe familjarëve.
Vajza që i ka “vjedhur” zemrën Mustafit, siç mëson “Prive”, është një shqiptare nga Struga, e cila jeton në diasporë. Bukuroshja që ka lidhur jetën tashmë me futbollistin e Valencias është Vjosa Kaba. Vetë Shkodran Mustafi ka lindur në Bad Hersfeld, Hesses, në Gjermani, me prindër nga Gostivari.
Në fakt, sipas mediave zvicerane dhe atyre shqiptare, mësohet se bukuroshja Vjosa Kaba ka qenë më parë në krahët e një tjetër futbollisti shqiptar, Jurgen Gjasula.
Bukuroshja me origjinë nga Struga është në profesion modeled he prej vitesh jeton në Zürich të Zvicrës. Vjosa ka qenë edhe shoqëruesja e parë e njërit prej spektakleve më të njohura atje, ‘’Miss Zvicra’’.