Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën për “lirimin me kusht” për të dënuarin, Lulëzim Berisha
Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore, Prokuroria e Durrësit ka krijuar dyshime se lirimi i të dënuarit ka ardhur si rezultat i “shpërdorimit të detyrës” së disa gjyqtarëve të Durrësit. Ata dyshohen se kanë shqyrtuar kërkesat për ulje dënimi të të dënuarit, në kohë të ndryshme, kryesisht gjate dy viteve të fundit.
Prokuroria e Durrësit vlerëson se hetimi duhet të shtrihet edhe në vendimmarrjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Durrësit.
Për këtë arsye, duke pasur ndalim ligjor që të zhvillojë hetime mbi gjyqtarët e teë njëjtit rreth, Prokuroria Durrës shpalli moskompetencen dhe ia ka kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës.