Estref Halili, i cili i dha fund jetës në Burgun e Rrogozhinës duke u vetëvarur në momentin e arrestimit ishte në liri me kusht
Në vendimin e Gjykatës së Apelit të Vlorës, në qershor të vitit 2014, Halili ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg pasi ishte shpallur fajtor për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Por me 23 Dhjetor 2016, Halili u arrestua nga policia pasi në mjetin e tij tip Wolksvagen iu gjet dhe iu bllokua në cilësinë e provës materiale një dozë lënde narkotike e llojit kanabis sativa dhe një thikë.
Duke patur parasysh faktin se viktima ishte përsëritës dhe dyshimet se ai ishte autor në një grabitje, organi i akuzës pavarësisht sasisë së vogël të lëndës narkotike ka kërkuar për të masën “arrest me burg”, e cila është pranuar nga gjykata.