KQZ vendos për heqjen e mandateve për dy deputetët Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri
Pavarësisht se dy deputetët kanë ankimuar vendimin për ndërprerjen e parakohshme të mandatit, KQZ-ja do të mblidhet ditën e premte 6 janar për t’i zëvendësuar ata në listën përkatëse të kandidatëve për deputetë.
Në listë pas Shkëlqim Selamit, në Qarkun e Vlorës, është Flamur Çelaj, i cili aktualisht mban postin drejtorit ekzekutiv të Aviacionit Civil ndërsa Dashamir Tahiri, i zgjedhur në Qarkun e Vlorës nga radhët e PDIU-së, pritet të zëvendësohet fnga Edmond Zejno.