Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj që u transferua në fundin e dhjetorit te Hamburgu, nisi stërvitjen me skuadrën e tij. Hamburgu synon që me afrimin e 30-vjecarit shqiptar të konsolidojë repartin e mbrojtjes. Mavraj që në intervistën e tij nuk lë dyshime se është i ndërgjegjëshëm për përgjegjësinë e tij në këtë hap të karrierës së tij:
“Jam i lumtur që jam te Hamburgu, Objektivi kryesor është mbijetesa në Bundesliga ndaj dhe por përgatitemi, – deklaroi Mavraj duke shtuar, – Pres me padurim të marr përsipër rolin që më është besuar në skuadër dhe jam gati për përgjegjësitë që më janë dhënë. Eksperienca do të luajë rolin e saj në këtë drejtim. Hamburgu është një klub i madh me tifozë të shkëlqyer të cilëve duam t’ju dhurojmë buzëqeshje në pjesën e dytë të sezonit”.
Mavraj konsiderohet një blerje e rëndësishme për Hamburgun, me klubin që i ka kushtuar një hapësirë të gjerë mediatike momenteve të tij të para me skuadrën.