Siç ishte paralajmëruar, violinisti i famshëm shqiptar Shkelzen Doli dhe 36 artistët e orkestrës së Filarmonisë së Vjenës, dhuruan emocione të veçanta në Pallatin e Kongreseve. Ata qenë në Tiranë për të sjellë perlat austro-hungareze, por edhe për të luajtur bashkë me violinistin e më të njohur shqiptar.
Violinisti Shkëlzen Doli dhe Ansambli i Filarmonisë së Vjenës erdhën me këtë koncert madhështor për të shënuar një ngjarje të rëndësishme në jetën artistike të kryeqytetit.
Ky koncerti i filarmonisë së Vjenës u realizua një vit pas kabasë së famshme të Shkëlzen Dolit me “Albanian Soul”, e cila u transmetua në koncertin e përvitshëm të Vjenës, vitin e shkuar.