Skamja në vitin e fundit të komunizmit, ja ushqimet që planifikonte partia për shqiptarët, natën e ndërrimit të viteve.
E mbani mend tollonin mujor në kohën e komunizmit…?! Po atë të Vitit të Ri?! Ja dokumenti që na sjell ndër mend çfarë kishte planifikuar partia për shqiptarët natën e vitit të ri 1989. 2 kg gjuhza; 1 shishe raki; 2 shishe verë; 2kg mollë; 2 kg portokalle për një familje me 4 persona.
Në fund të viteve ’80, sistemi komunist ishte gjunjëzuar thuajse tërësisht. Shqipëria po kalonte skajet e varfërisë. Nëpër shitoret ushqimore nuk kishte më as vaj, as sheqer e as miell, ndërsa për produkte të tjera ushqimore si mish, as që bëhej fjalë. Ishte koha, kur shqiptarët ishin të uritur. Ishte ende koha, kur funksiononte parulla: “bar hamë dhe parimet nuk i shkelim”.
Një vit më pas, kur ishte rrëzuar sistemi komunist në shkurt të vitit 1991, kryeministri i qeverisë së stabilitetit Ylli Bufi, bëri deklaratën e famshme: “kemi bukë edhe për gjashtë ditë”.