Gjendet në Dajt një kufomë e dekompozuar. Ngjarja ka ndodhur dje në zonën e Priskës në Dajt ku është gjetur kufoma e groposur, nga një bari i këtij fshati. Policia sqarton se viktima i përket seksit mashkull eshte i moshes rreth 30-40 vjeç dhe mendohet të ketë qenë endacak, u gjet nga një bari i zonës.
“Kufoma ishte e groposur jo shumë thellë kur është kostatuar nga një bari i zonës, pasi qeni i bariut po germonte në vendin ku u gjet kufoma. Kufoma u transportua pranë Morgut në SQU, për ekzaminimeve të mëtejshme mjeko ligjore”, thuhet në njoftim. Mendohet se shkaqet e vdekjes mund te kene qene natyrale por nuk ka të dhëna se kush e ka groposur viktimën. Ndërkohë po punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.