Gjatë shpërndarjes së legalizimeve për qytetarët e Tiranës, Kryemisnistri Edi Rama tha se në vetëm 2 vite e gjysëm janë dhënë 110 mijë leje legalizimi, kundrejt 21 mije në 8 vitet e qeverisjes së djathtë.
Nga pallati i sportit “Asllan Rusi” kreu i ekzekutivit tha se gjetja dhe sistemimi i dosjeve ishte një sfidë për Aluiznin dhe inkurajoi ata të cilët ende nuk i kanë plotësuar dokumentet për legalizim të përfitojnë nga shtyrja e datës nga ALUIZNI.
Rama: “Në 8 vitet e qeverisë së vjetër janë bërë 21 mijë legalizime, nga të cilat mbi 80% nuk kanë qenë banesa, por lokale dhe hotele. ne në 2.5 vite sot arrijmë të japim lejen e 110 mijë. Sot nuk kanë asnjë borxh ndaj OSHE dhe fal këtij fakti edhe investimet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë vazhdojnë intesivisht.”
Ne Shqiperi , se paku edhe njezet cote s’do te kete qeveri te djathtë…….por cetem do te kete qevri ta majta me parti te majta…..pra sistemi pluralist ose shumpartiak eshte sistem shumpartiak-majtak…….