Muri i Kosovës, si metaforë e mungesës së ndërgjegjes – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Muri i Kosovës, si metaforë e mungesës së ndërgjegjes

15:31 | 27/12/2016
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Ben Andoni

Sa më larg të gjendesh murit të ngritur në Mitrovicë, aq më i madh je i konfuzuar me ngjarjet në qytetin e ndarë. Por, paradoksi është se konfuzionin më të  madh e shpërhapin njerëzit, të cilët kanë të bëjnë realisht me këtë realitet. Tollovia e fjalëve dhe konfuzioni shpjegon më së miri metaforën e mungesës së ndërgjegjes politike në Kosovë.

Me këto zhvillime të muajve të fundit, qeveria e Kosovës, e cila është në një proces të gjatë dialogu me qeverinë e Serbisë, shpërfaqet se jo vetëm nuk informon si duhet publikun, por nga ana tjetër, gjithnjë e më shumë gjendet larg realiteteve që e rrethojnë prej paaftësisë, por edhe përpjekjes për të mbajtur një pushtet, pa themele demokratike.

Nëse para shumë kohësh, ligjërimet e theksuara anti-kosovare të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç mund të merreshin disi të ekzagjeruara prej pozicionit të tij në delegacionin e negocimeve, prej kohësh ato janë realitete.

Me pak fjalë, muri që ndan qytetin e Mitrovicës është një realitet i tillë, që do të thotë se serbët kishin kohë që e kishin të projektuar. Instancat kosovare, megjithë mëtimet se nuk e dinin se do të ngrihej muri tashmë po del se ishin fare mirë në dijeni. Ndërkohë që edhe Brukseli në procesin e vështirë të negocimit dhe të deklaratave të niveleve të ndryshme është krejtësisht në dijeni.

“Marrëveshja për urën e Mitrovicës përbëhet nga rinovimi i vetë urës. Ky rinovim bëhet me fondet e BE-së. Kjo vlen edhe për rrugën “Mbreti Petar”. Që të dyja, ura dhe rruga është rënë dakord që të rihapen më 20 janar 2017”, ka thënë pak ditë më parë Kocijançiç, zëdhënësja e përfaqësues më të lartë të Politikës së Jashtme të BE-së për median kosovare lajmi.net. Por, ndërsa ajo pretendon se kanë një kontakt të ngushtë me palët e interesuara që të sigurojnë një konfigurim (ridizajn e quajnë në Kosovë) të kënaqshëm edhe për urën edhe për rrugën, në mënyrë që të gjithë qytetarët e Mitrovicës të përfitojnë nga kjo, ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri vazhdon të thotë se muri është në kundërshtim me marrëveshjen për hapjen e urës dhe se muri duhet të largohet!

Të gjithë tollovinë e zbërthen si pak të tjerët kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiç, i cili ka thënë se muri jo vetëm nuk do të largohet dhe se për ndërtimin e tij janë në dijeni edhe BE-ja edhe Prishtina zyrtare! E gjitha na tregon pak a shumë se bisedimet kosovare-serbe bëhen me dy nivele, ku njëri është realisht për ato që konsumohen për publikun e gjerë dhe tjetri është ai që prodhon realitete si muri, simbolika sllave në Kosovë dhe retorika boshe.

Kjo e bën rezolutën e AAK-së në parlamentin kosovar, në orët e fundit, jo vetëm të vonuar dhe disi pa sens dhe kjo u pa në votimin e kësaj rezolute në kuvend që as nuk e ka pasur kuorumin e mjaftueshëm.

E më keq akoma, parlamenti i Kosovës me atë ndarje të frikshme dhe humbjen e kredibilitetit, ka humbur dhe fuqinë që të nxjerrë dokumente serioze, që do thotë pesha e rezolutave, që miraton si institucion ligjvënës.

Për ata që nuk e dinë: me vendim të autoriteteve lokale të veriut të Mitrovicës, ditë më parë filloi ndërtimi i një muri, me një lartësi prej mbi dy metrash, që ndan dy pjesët e Mitrovicës. U ngrit mu atëherë, kur punimet për “Parkun e Paqes” morën drejtim dhe Ura mes saj po përdorej si sukses i qeverisë kosovare.

Veçse ndërkohë që politikanët kosovarë zihen me njeri-tjetrin, muri në Mitrovicë dhe simbolika serbe po futet pak e nga pak në Kosovë, duke treguar se vendi është tejet i ndarë madje edhe për probleme të interesit të përbashkët, që tregon realisht metaforën e mungesës së ndërgjegjes, ajo që rëndon historikisht mbi shqiptarët dhe lehtëson të gjithë aksionet në kurriz të tyre.

/javanews.al/

Etiketa: Ben Andoniedita tahiriIvica DaçiçmetaforemitroviceMuri i KosovësndërgjegjeParku i Paqes

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Mamurras/ Qëllohet me armë 24 vjeçari në qendër të qytetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –

Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –

11:41 | 24/12/2025
Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

11:31 | 24/12/2025
Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –

Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –

11:15 | 24/12/2025
Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD –

Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD –

10:51 | 24/12/2025
Stani i drogës në Lezhë/ 4 vite burg për vëllain e ish-deputetit të PS, 6 për kunatin dhe shokun e tyre –

Stani i drogës në Lezhë/ 4 vite burg për vëllain e ish-deputetit të PS, 6 për kunatin dhe shokun e tyre –

10:31 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –
  • Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –
  • Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –
  • Jepen sot masat e sigurisë për të arrestuarit në protestën e opozitës, prezentë edhe deputetët e PD –
  • Stani i drogës në Lezhë/ 4 vite burg për vëllain e ish-deputetit të PS, 6 për kunatin dhe shokun e tyre –
  • Ja pse Rama nuk e lëshon Ballukun –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –
  • Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com