Një 30-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Bishnicë të Pogradecit pasi banesa e tij është përshirë nga flakët.
Mësohet se 30-vjeçari Ilirjan Elezi ka humbur jetën për shkak të asfiksisë, ndërsa si pasojë e zjarrit në banesë mbeti e plagosur edhe nëna e viktimës, Bajrame Elezi e cila është dërguar për ndihmë të specializuar në Tiranë.
Gjithashtu si pasojë e zjarrit banesa ku ata jetonin është djegur totalisht. Nga burimet e policisë bëhet e ditur se zjarri ka rënë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.
Dyshohet se shkak për rënien e zjariit të këtë qenë një shkëndijë elektrike.