Një bombë rreth 1.8 ton është gjetur në qytetit gjerman Augsburg, ndërsa për arsye sigurie janë evakuuar rreth 50.000 banorë, ndërsa autoritetet po punojnë për çaktivizimin e objektit shpërthyes.
Bomba u zbulua gjatë punimeve për hapjen e themeleve të një ndërtese të re dhe policia njoftoi se nuk di se sa kohë do të duhet për çaktivizimin e saj. Sidoqoftë, autoritetet nuk duan të rrezikojnë dhe kanë evakuar këdo në një rreze prej 1.5 km nga bomba e gjetur.
Deri në çaktivizimin e bombës nga ekspertët, një pjesë e të evakuarëve do qëndrojnë në shkolla apo palestra.
Sipas BBC, bomba prej 1.8 tonësh i përket Luftës së Dytë Botërore, dhe mendohet se ajo u lëshua nga një avion britanik gjatë një bombardimi masiv në vitin 1944, që shkatërroi qytetin.