Çështja Çame/ James Pettifer: Koha për zgjidhje, tani! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çështja Çame/ James Pettifer: Koha për zgjidhje, tani!

17:30 | 25/12/2016
në Uncategorized
0

Historiani britanik, profesor në universitetin e Oksfordit: Greqia duhet t’i japë fund regjimit diskriminues të vizave për çamët. Ata duhet të shkojnë në Greqi lirshëm dhe duhet të ndihen si qytetarë grekë.

Dy historianët britanikë, Miranda Vickers e James Pettifer, ndjekës dhe analistë të zhvillimeve në hapësirën shqipfolëse, janë të qartë në qëndrimin e tyre për zgjidhjen e Çështjes Çame. Ata kanë kryer një studim për Çështjen Çame dhe kanë arritur në përfundimet e tyre përsa i përket “ngatërresës” që pala greke vazhdon të ketë me këtë çështje. Për James Pettifer e Miranda Vickers, pas kryerjes së Çështjes së Kosovës, Çështja Çame do të duhej të ishte hapi i menjëhershëm i qeverisë shqiptare për ta çuar atë drejt zgjidhjes. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Shqip”, Pettifer ka thënë kështu për Çështjen Çame: “Çamët kanë pritur sa të bëhet Kosova më vete, tani është radha e tyre. Nëse nuk zgjidhet tani, problemi nuk do të zhduket, ai është si kanceri që përhapet pambarim… .”

Pettifer shpreh kritikat e tij për qeverinë shqiptare dhe e nxit atë të kërkojë nga qeveria greke ta njohë Çështjen Çame dhe përmes bisedimeve të shkohet drejt zgjidhjes. Prej kësaj bisede, kanë kaluar katër vjet. Qeveria shqiptare e ka kërkuar zyrtarisht zgjidhjen e Çështjes Çame. Kryeministri Rama ka kryer detyrën e tij si kryeministër i Shqipërisë duke i kërkuar palës greke të ulet në bisedime për ta zgjidhur çështjen.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Më poshtë intervista e James Pettifer dhënë gazetarit Ylli Pata në gazetën “Shqip”.

Zotërinj, ju thoni se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës shqiptarët duhet të zgjidhin Çështjen Çame, ndërkohë që mes dy vendeve zyrtarisht asnjëherë ky problem nuk është shtruar, madje nuk është guxuar të përmendet edhe nocioni “Çamëri”. Mos bëhemi pak të nxituar?

Aspak. Mendojmë se tashmë është radha dhe njëkohësisht koha e duhur që Shqipëria të zgjidhë Çështjen Çame. Pra, situata ka ndryshuar dhe ai është një problem që duhet ta zgjidhë Shqipëria. Deri tani shqiptarët kanë heshtur dhe logjikisht grekët kanë thënë që nuk ka një problem çam. Kurse tani është koha, kur shqiptarët duhet t’i kërkojnë qeverisë së tyre të ndërhyjë, por gjithmonë duke e trajtuar këtë si një çështje e shkeljes së të drejtave të njeriut. Shteti shqiptar duhet të flasë i pari. Qeveritë shqiptare dhe greke duhet të bëjnë hapat e parë të bashkëpunimit. Për fat të mirë debati ka nisur edhe në Athinë, jozyrtarisht, në disa qarqe akademike. Madje, ne kemi kontaktuar me këto qarqe të përfshira në debate jozyrtare. Jemi në kohën, kur politika zyrtare greke thotë se nuk ka Çamëri, kjo duhet të kapërcehet dhe opinioni që ka nisur të evoluojë në këto rrethe akademike, është shenjë e mirë.

A ka të ngjarë që një pretendim i tillë të çojë në incidente të rrezikshme që në ndonjë rast mund të sajohen artificialisht, pasi Ballkani e njeh mirë këtë lloj mënyre të përfituari?

Por, kjo nuk është një çështje e ndryshimit të kufijve. Kjo është një detyrë morale dhe ndërkombëtare, pra mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Greqisë. Deri tani këtë problem e ka mbajtur larg frika e Shqipërisë së Madhe. Zgjidhja e Çështjes Çame nga ana tjetër do të ndikojë edhe në futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, pasi një nga kushtet është që të mos ketë çështje të pazgjidhura mes shteteve anëtare. Greqia ndërkohë duhet të shfuqizojë Ligjin e Luftës. Grekët thonë që ky veprim nuk është i rëndësishëm, por mendojmë se duhet bërë, pasi është i lidhur edhe me probleme psikologjike.

Nuk mendoni se Çështja Çame mund të zgjidhet nga ndonjë gjykatë ndërkombëtare. Pra, vetë çamët të kërkojnë të drejtat e tyre përmes një organi, që me vendimet e veta detyron Greqinë dhe Shqipërinë të njohin dhe përmbushin kërkesat e tyre?

Nuk është kjo zgjidhja. Aktualisht, ne kemi dijeni se çamët janë duke lëvizur energjikisht në kërkim të të drejtave të tyre. Ata i kanë paraqitur kërkesat e tyre pranë Këshillit të Europës dhe më tej janë duke ndjekur mundësinë e një gjyqi ndërkombëtar, por komuniteti ndërkombëtar po qëndron mënjanë. Dhe mënjanë do të rrijë, përderisa Shqipëria dhe Greqia të vazhdojnë të heshtin. Kujtojnë se mbase çamët do e harrojnë një ditë plagën e tyre… Por, shpërngulja e çamëve drejt kufijve shqiptarë është një padrejtësi, e cila tashmë duhet të pranohet. Grekët kanë pretenduar se çamët ishin kolaboracionistë të nazistëve gjermanë, por e vërteta thotë se rreth 99 për qind e popullsisë çame nuk ka pasur asnjë lidhje me nazizmin. Gjithsesi rrënjët e një veprimi të tillë të grekëve me popullsinë çame lexohen më herët.

Në vitet 1920-1930 çamët sërish janë përzënë nga trojet e tyre, sepse grekët pretendonin që ata ishin turq. Pra, dëbimi i tyre nën akuzën se ishin bashkëpunëtorë të nazistëve ishte vetëm një pretekst për të përmbushur një politikë të vjetër.

Aktualisht ajo pjesë e popullsisë çame që arrin të mbajë mend tokat e veta nga i kanë shpërngulur forcërisht strukturat policore e ushtarake greke, ose janë larguar nga kjo jetë, ose janë duke u larguar. Pyetja është: Nëse do të vijë një ditë e bardhë për popullsinë çame, kush do i njohë këto prona, qoftë vetëm në terren? Mos jemi duke u bërë vonë?

Kjo nuk ka për të ndodhur. Historia botërore ka treguar se kurrë, gjatë shpërnguljeve të ngjashme, nuk janë harruar pronat e lëna pas. Dimë që çamët u kanë rrëfyer brezave se ku janë pronat e tyre, se ata ruajnë edhe dokumente të vjetra, madje edhe çelësat e shtëpive. Ata nuk e harrojnë vendin, megjithëse vdesin, gjithsesi kohë për të humbur nuk ka.

Përfundimisht si e shikoni ju zgjidhjen?

Hapi i parë që duhet të bëhet është ai i pranimit nga qeveritë e Tiranës dhe të Athinës se ka një Çështje Çame. Më tej duhet të njihet historia e vërtetë e tyre. Një tjetër hap që duhet të kapërcehet është që qeveria greke t’u kërkojë ndjesë publike çamëve. Nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme këtu. Ndjesa që Japonia zyrtare i kërkoi Kinës për veprimet e dhunës gjatë Luftës së Dytë Botërore, mund të shërbejë si model. Më tej, Greqia duhet t’i japë fund regjimit diskriminues të vizave për çamët. Ata duhet të shkojnë në Greqi lirshëm dhe duhet të ndihen si qytetarë grekë. Natyrshëm që qeveria greke duhet të ndërmarrë një operacion dëmshpërblimesh. Disa çamë do të preferojnë të rikthehen në ish-tokat e tyre, disa të tjerë jo dhe gjithçka mbyllet me pak dëshirë të mirë. Nuk ka për të ndodhur një fenomen i papërballueshëm.

Etiketa: ceshtje camedëmshpërblimegazeta “Shqip”James PettiferMiranda Vickersndjese publikeUniversitetit i OksforditYlli Pata

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Gjakmarrja/ Pajtohen dy fise për Krishtlindje në Malësinë e Madhe

Gjakmarrja/ Pajtohen dy fise për Krishtlindje në Malësinë e Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com