“Buzz Feed”, webfaqja e njohur amerikane, ka publikuar një artikull, në të cilin rendit disa nga gjërat që i karakterizojnë shqiptarët, me titullin “E dini që jeni shqiptar kur…”:
1- Gjysma e njerëzve që njihni janë kushërinjtë tuaj.
2- Lini bakshish edhe në supermarkete.
3- Në dasmën tuaj keni rreth 400 të ftuar (ndërkohë njihni ¼ e tyre).
4- Nëse jeni nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi, praktikoni turizmin patriotik. Nëse vizitoni gjirin shqiptar çdo verë të jetës suaj, e nëse shpenzoni aty paratë, jeni një patriot i pamohueshëm.
5- Në shtëpinë tuaj ka më shumë shanse që ka më shumë alkool sesa në lokalin e lagjes.
6- Nuk mund të vishni të njëjtin fustan në dy dasma.
7- Sa herë që gjyshi juaj sheh politikanë në televizor do t’u bërtasë atyre për 20 minuta.
8- Përdorni raki për çdo gjë.
9- Mamaja juaj është e fiksuar për të pastruar shtëpinë shtatë herë në ditë.
10- Çdokush rreth jush di si të shajë në shqip.
11- Gjyshja juaj pëson atak në zemër, nëse nuk keni ngrënë.
12- Frigoriferi juaj ka më shumë mish se sa supermarketi.
13- Jeni me katër miq në tavolinë dhe secili ka bindje të ndryshme politike.
14- Një djalë që keni qejf ju pyet “A jeni vajzë e mirë?” dhe ju bëni çdo gjë për ta bindur.
15- Edhe një muaj pas Vitit të Ri ju vazhdoni dhe hani Bakllava.
16- Për ju dita më e rëndësishme e vitit është nata e Vitit të Ri.
17- Jeni krenarë për Dua Lipën, Bebe Rexha, Rita Orën dhe Era Istrefin.
18- Shqiptarët martohen vetëm më shqiptarë.
19- Habiteni për mirë, kur serbët nuk ju shajnë apo komentojnë në videot tuaja në “Youtube”.
20- Prindërit e miqve tuaj gjithmonë ju pyesin se si fëmijët e tyre shkojnë në shkollë (sikur nuk jetojnë me ta).
21- Kur prindërit tuaj nuk janë në shtëpi dhe një nga miqtë e tyre shqiptarë ju telefonon, bëni mirë të keni një shpjegim se ku janë prindërit.
22- Ekziston gjithmonë një i afërm, me të cilin gjyshërit tuaj nuk flasin.
23- Nëse jeni ftuar për darkë, ata që ju mirëpresin refuzojnë ta besojnë se stomaku juaj ka një limit dhe ofendohen, kur ju nuk e mbaroni pjatën e pestë.
24- Keni frikë të kolliteni apo të teshtini para prindërve, sepse automatikisht ata do ju bërtasin pse jeni sëmurë.
25- Gjyshja juaj do të çohet e do t’ju përgatisë ushqim edhe nëse është në shtratin e vdekjes.
26- Të gjithë miqtë tuaj janë lodhur duke dëgjuar nga ju se Nënë Tereza, Eliza Dushku, Vëllezërit Belushi dhe krijuesi i Viagrës kanë origjinë shqiptare.
27- Mbani ndonjë lloj forme të flamurit shqiptar, në bluzë, në varse, tatuazh ose sfond në telefonin tuaj celular.
28- Mamaja ju detyron të vishni një “kanatjere” sa herë që dilni që të mos ftoheni.
29- Festoni të gjithë festat fetare, pavarësisht besimit tuaj.
30- Jeni në restorant me familje të tjera shqiptare dhe ka një sherr 10 minutash se kush do paguajë që përfshin sharje, goditje, madje grisje të parave.
31- Mamaja ju bërtet në shqip përpara shoqeve të tua të huaja.
32- Babai juaj gjithmonë tenton të bashkohet me komunitetin shqiptar.
33- Jeni futur në telashe në klasë të 10, kur bëtë me bojë murin e klasës me flamurin shqiptar.
34- Kur jeni me një shqiptar dhe nuk i dini emrin, thjesht i thërrisni “ej Shqipe!”.
35- Keni ose një Mercedes të zi ose një BMW përpara shtëpisë tuaj.
36- Prindërit tuaj ju tregojnë histori se si ecnin 8 milje në 1.5 metër trashësi bore zbathur në kodra e male për të shkuar në shkollë.
37- Flisni rreth një orë para derës, kur largoheni nga shtëpia e dikujt.
38- Përdorni qese ushqimesh për të hedhur mbeturinat.
39- Babai juaj ka therur derr apo qengj.
40- Shkoni në festa shqiptare vetëm për t’u dukur.
41- Bëheni shumë shpejt me nerva.
/buzzfeed/