Policia e Tiranës në një komunikimin për mediat bëjn me dije se arsyet e trafikut të rënduar dhe bllokimi i tij është për shkak të punimeve dhe të aktiviteteve festive, janë terësisht jashtë çdo mundësive për tu përballuar pavarësisht shërbimeve të përforcuara.
Lëvizja e automjeteve në qendër të qytetit është devijuar thuajse tërsisht nga Unaza e Vogël, ndërsa projekti i sheshit “Skëndërbej” është në fazën e dytë.
Gjithashtu ka devijime dhe ndryshime të lëvizjes së automjeteve të transportit publik. Segmenti përpara selisë së Partisë Socialiste do të përdoret vetëm për automjetet dhe motomjetet, ndërsa qarkullimi i mjeteve të transportit urban do të devijohet vetëm në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”, në dalje midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Brendshme.