Gjykata Kushtetuese do të kthejë përgjigje në një kohë sa më të shkurtër për ligjin e vettingut. Kreu i Kushtetueses Bashkim Dedja tha se nuk do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të pengojë pocesin integrues të vendit.
Dedja tha se përgjigjia zyrtare nga Komisoni i Vnecias ende nuk i është vënë në dispozicion kësaj gjykate. Ne kemi komunikuar dhe dje dhe sot me Komisonin e Venecias, para pak çastesh më është kthyer përgjigje që ka pasur një problem teknik nga Komisoni i Venecias që nuk e kanë dërguar dhe mund ta nisin që sot në rrugë elektronike dhe manuale. Jemi në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias zyrtarisht.
Dedja adresoi dhe një apel, kur tha se duhet të ndalen sulmet në adresë të Gjykatës Kushtetueses
Vazhdimisht është sulmuar Gjykata Kushtetuese për zvarritje dhe vonesa në shqyrtimin e kësaj çështje, natyrisht që kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe e rëndësishme për reformën në drejtësi, është ligji bazë pas Kushtetutës që u hap rrugën të gjitha ligjeve të tjera për tu zbatuar në praktikë por dua të sqaroj opinionin se është shqyrtuar në një kohë rekord ky ligj nga Gjykata Kushtetuese.
Deklaratat, Dedja i bëri në përfundim të një aktiviteti të Avokaturës së Shtetit.