Disa familje të pastreha nga qyteteti i Elbasanit kanë paralajmëruar se do të protestojnë sot në orën 10:00 përpara kuvendit të Shqipërisë për rritjen e buxhetit të strehimit.
Kjo protestë vjen ditën e sotmë pasi në seancën Parlamentare të kësaj të ejnteje do të diskutohet nen për nen projektbuxheti për vitin 2017.
Lajmi për këtë protestë bëhet i ditur nga Levizja Rinore Egjyptiane & Rome e cila në faqen e saj zyrtare në facebook shkruan:
Nisja e familjeve të pastreha nga Elbasani drejt Tiranës për të protestuar para Kuvendit në orën10:00, për rritjen e buxhetit të strehimit. Sot në axhendën e kuvendit është shqyrtimi nen për nen i projektbuxhetit për 2017-ën.