Reperi amerikan Kanye West flet për herë të parë për takimin që ka zhvilluar me presidentin e zgjedhur të Amerikës, Donald Trump.
Përmes një statusi në ‘Twitter’ West shkruan se ishte ai iniciator për takimin me Trump, ndërsa tematika e bisedës ka qenë në lidhje me diskriminimin dhe çështjet multikulturore.
“Unë kam kërkuar për t’u takuar me Trump për të diskutuar për çështjet multikulturore. Ndjej se është shumë e rëndësishme që të ketë një linjë të drejtpërdrejtë të komunikimit me Presidentin tonë të ardhshëm në qoftë se ne duam ndryshime”, shkruan West në Twitter.