Blerjet online: “Hileja” e shqiptarëve me Kinën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blerjet online: “Hileja” e shqiptarëve me Kinën

09:57 | 11/12/2016
në Uncategorized
0

Katër muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, i cili uli pragun për blerjet online, operatorët postarë kanë konstatuar një tendencë në rënie. Ata theksojnë se kjo ka diktuar një tjetër sjellje te njerëzit, të cilët po blejnë më shpesh e në shuma më të vogla. Në anën tjetër është favorizuar tregtia me Kinën, ku nuk është e vështirë të marrësh faturë më të ulët sesa vlera reale…

Për vitin 2017, qeveria parashikon një efekt prej 250 milionë lekësh nga vendosja e kufirit të taksueshëm për blerjet online, nga 150 në 22 euro. Kjo masë u adoptua në muajin gusht 2016 e padyshim ka nisur të japë efekte. Statistikat zyrtare të plota nga të gjithë operatorët ende nuk janë publikuar, por disa operatorë postarë vërejnë se kjo ndikoi në rënien e kërkesës për blerje online. Ky ishte një sinjal që operatorët e dhanë edhe pak pas hyrjes në fuqi të ligjit, kur theksuan se porositë pothuajse ishin përgjysmuar.
Drejtori i përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, thotë se institucioni që ai drejton nuk mban statistika të veçanta për blerjet online, pasi në fokus është kryerja e shërbimit postar, pavarësisht se cili është dërguesi apo marrësi. “Megjithatë, duke konsideruar si blerje online objektet postare që dërgohen në Shqipëri nga disa adresa të njohura si kompani që tregtojnë online dhe nëse do të analizojmë shifrat që prej marrjes së vendimit për taksimin doganor, për momentin nuk vërejmë ndonjë ndryshim as te koliposta e as te paketat, megjithëse përgjithësisht blerjet online vijnë si paketa. Gjithsesi, vetëm dy muaj matje (pas vendimit doganor) nuk janë të mjaftueshëm për të arritur në një përfundim të saktë. Kjo do të jetë e mundur pak a shumë në fund të këtij viti”, thotë z. Lazimi.
Ndërsa të dhënat që ofron United Transport sh.p.k. (Uni Trans) deri në mesin e muajit shtator tregojnë se rënia ka qenë në mbi 30%. Kjo shifër është pothuajse e dyfishuar në krahasim me muaj si maji, qershori apo korriku i këtij viti, por edhe me të njëjtën periudhë të 2015-s.

monitor 758.indd

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Drejtuesit e Postës Shqiptare sqarojnë gjithashtu se mospasja e ndryshimeve në aktivitetin postar pas marrjes së vendimit për uljen e pragut mund të interpretohet me arsyetimin se klientët nuk i kanë ndërprerë blerjet online, por mund të kenë ulur pragun e vlerës, në mënyrë që të mos kalojnë shifrën 22 euro, mbi të cilën duhet të paguhet një detyrim prej 22.4% (TVSH-në 20% dhe taksën doganore 2.4%, në total 22.4%).
Në këto kushte, argumentohet se mund të jemi përpara një situate kur kemi porosi më të shpeshta, por me vlera më të vogla.

Kina, fiton terren

Blerjet online pëlqehen kryesisht nga të rinjtë. Operatorët postarë thonë se shtetet kryesore nga vijnë pakot janë Italia dhe SHBA, por së fundmi është vënë re një tendencë e lehtë në rritje për blerjet në vendet aziatike.
Sipas Postës Shqiptare, nga gushti deri në fund të tetorit, origjina e objekteve, postare të cilat mund të jenë blerje online, nuk ka ndryshuar në përqindje. Dërgesat, sipas tyre, vijnë kryesisht nga Kina, Singapori, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar. “Dërgesat e ardhura nga Kina nuk kanë pasur ndonjë rritje të ndjeshme në tre muajt e fundit”, thonë drejtuesit e Postës Shqiptare.
Ndërsa drejtuesit e shoqërisë United Transport, thonë se blerjet nga Kina dhe Hong Kongu kanë shënuar rritje të ndjeshme që mund të llogaritet deri në 135% në fund të shtatorit të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndër destinacionet e preferuara për blerje online, sipas kësaj kompanie janë Italia (e cila zë rreth 33%), SHBA-ja (17%) dhe Mbretëria e Bashkuar (rreth 10%).
Dërgesat nga Kina po bëhen më të preferuara për faktin se kompanitë atje nuk e kanë problem që të deklarojnë faturë më të ulëta se çmimi real i blerjes, apo të mos e shënojnë fare vlerën e faturës, duke i “shpëtuar” blerësit shqiptarë nga pagesa e doganës.

monitor 758.indd

online shoppingBumi i shitjeve me pakicë online

Në vitin 2016, shitjet me pakicë online parashikohet të arrijnë në rreth 1.8 trilionë dollarë. Por, ky trend pritet të rritet edhe më tej, pasi llogaritet që në vitin 2018, kjo shifër të jetë rreth 8.8% më e lartë se në 2016-n, duke arritur në rreth 2.4 trilionë dollarë. Studimi i publikuar nga Invesp bën të ditur se sa u përket shteteve, Mbretëria e Bashkuar pritet të ketë shitjet më të mëdha në e-commerce me rreth 15.6%, e ndjekur nga Kina (13.8%), Norvegjia (11.5%), Finlanda (10.8%) dhe Koreja e Jugut (10.5%).

Taksimi online çon në buxhet 250 mln lekë

Efekti i përllogaritur si rezultat i vendosjes së kufirit të taksueshëm për blerjet online, nga 150 në 22 euro, masë e adoptuar në muajin gusht 2016 pritet të sjellë rreth 250 milionë lekë në Buxhetin e vitit 2017.

Vendimi i gushtit

Vendimi i qeverisë për taksimin e blerjeve online me mbi 22 euro hyri në fuqi në gusht. Në të parashikohej se edhe për dhuratat apo dërgesat që qytetarët marrin nga jashtë, taksimi fillon nga kufiri 45 euro.
Më parë, dërgesat online deri në 145 euro nuk kishin nevojë për zhdoganim dhe posta e sillte mallin direkt në shtëpi.

/monitor.al/

Etiketa: blerje onlinehilekineshitjet onlinetaksimi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Tahiri: PS parti demokratike si asnjë tjetër në Shqipëri

Zgjedhjet 2017, Ministri Tahiri miraton udhëzimin për listat e zgjedhësve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com