Dështimi i suksesshëm i shoqërisë civile – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dështimi i suksesshëm i shoqërisë civile

10:26 | 10/12/2016
në Opinion
0

Nga Ilva Tare

Natën e errët të 13 nëntorit të vitit të shkuar, nën tingujt e grupit metalar “Shqiponjat e vdekjes” në Teatrin Bataclan, në Francë, humbën jetën rreth 130 persona në një sulm terrorist makabër. Një ngjarje e tmerrshme, me të cilën mbarë bota, edhe Shqipëria u solidarizua. Mëngjesin e 14 nëntorit, mediat e Tiranës raportuan se shoqëria civile shqiptare dhe gazetarët ndezën qirinj pranë derës së ambasadës franceze, në nder të këtyre viktimave.

Një vit më pas, Shqipëria jeton me makthin e një shoqërie në depresion, të traumatizuar dhe të rrezikshme edhe fëmijët biologjikë të disa qenieve njerëzore, të padenja për t’u quajtur të tillë. Mbi 3 mijë raste në vetëm 9 muajt e vitit 2016 nga dhuna në familje, pa llogaritur këtu dhunimin dhe gjymtimin mendor të të afërmve, familjarëve të viktimave të çmendurisë së pakuruar. Një situatë tronditëse, për të cilën reagohet në mënyrë të mekur. Herë me shifra në buletinin me iniciale të policisë dhe herë me biseda kafeneje për të njohurin, kolegun, fqinjin me sy të çakërdisur dhe sjellje agresive.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Rituali i heshtjes nuk është më shqetësuesi. Në vend të këmbanave të alarmit për të sëmurët mendorë që bredhin lirisht ka një sëmundje më të rrezikshme që vret po aq. Është hipokrizia dhe fallsiteti i politikës në reagimet e përgatitura për ngjarjet e radhës të kronikës së zezë që tashmë ka marrë edhe pushtetin e klikimeve të kronikës rozë. Madje edhe standardet e reagimit të politikës së madhe janë të dyfishta, kur bëhet fjalë për dy të miturit e Korçës dhe të vrarët e Parisit.

Tre mijë të vrarë nga dhuna në familje është një bilanc lufte me viktima të parandalueshme në rast se do të funksiononin institucionet dhe shteti ligjor. Ndaj secili prej mijëra viktimave rëndon sot në ndërgjegjen e të gjithë aktorëve që nuk kanë bërë detyrën e parashikuar. Deputetja Bregu u investua personalisht për të gjetur shkaktarët e tragjedisë së Fierit, ku nëna e dy fëmijëve u flak nga ballkoni dhe falë paqartësisë e kakofonisë së përgjigjeve të institucioneve ende nuk ka një fajtor të qartë të vrasjes së paramenduar.

Pas çdo ngjarje, shoqëria ajo virtuale dhe reale shfaqen të tronditura nga të vërtetat që refuzojnë t’i shohin në përditshmëri. Me forcën e statuseve në Facebook dhe mundimin e të bërit “share” të komenteve ndërgjegjësuese pandehin se e bëjnë detyrën prej individi të përgjegjshëm. Të tjerë, më aktivë dhe më të angazhuar kanë ndërrmarrë inisiativa të admirueshme, që kanë patur fund domethënës për atrofizimin e shoqërisë.

Aktivisti dhe zëri i spikatur i protestës, Erion Kristo organizoi një protestë në 8 dhjetor, ditën kur administrata ishte pushim me rastin e Ditës së Rinisë dhe pjesa më e madhe e familjeve u dyndën tek qendrat tregtare. Protesta dështoi me sukses të plotë. Pak metra më tutje disa të rinj të motivuar politikisht ja dolën të mblidhnin ca më shumë pjesëmarrës. Kështu ka ndodhur në këto 26 vite demokraci. Pronësinë e protestave e kanë patur partitë politike, pasi ato janë dhe punëdhënëset më të mëdha të mediokritetit dhe karrierës së pamerituar.

Në protestën e thirrur nga Erioni dhe disa aktivistë të tjerë kundër dhunës përpara Piramidës u dëshmua edhe pandjeshmëria e një tjetër piramide të demokracisë, asaj mediatike. Për të dokumentuar ndërgjegjësimin e individëve të indinjuar nga dhuna, nga televizionet ishte vetëm kamera e Ora News. Protestë pati, por protestues jo. Madje u regjistrua si rrallëherë një dorëheqje publike për shkak të dështimit. U dorëhoq simbolikisht dhe me dinjitet nga protesta qytetare një i pafajshëm ndaj pandjeshmërisë së shoqërisë që nuk e ka për kulturë të revoltohet, të kritikojë dhe të kërkojë të drejtat e saj. Ndaj, kush mendon se shoqëria civile vdiq gabon, sepse ajo nuk ka qenë deri më sot duke bërë detyrën e saj. Sepse, shoqëria nuk janë disa organizata që i shohin si përfituese projektesh, ato janë një pjesë e saj dhe jo gjithmonë pjesa më problematike. Shoqëria shqiptare janë edhe ata zotërinjtë dhe zonjat që bëjnë “like” dhe “share” nëpër rrjete sociale herë me emra dhe herë me pseudonime. Janë edhe familjarët e viktimave që shohin në media detajet makabre të varjes së nipërve dhe fëmijëve të tyre. Janë edhe të gjithë të suksesshmit që llamburisin me luksin e tyre në një shoqëri të dështuar moralisht dhe fizikisht.

/javanews.al/

Etiketa: aktivistidështimiErion Kristoi suksesshëmIlva TareMajlinda Bregushoqeria civileTeatrin Bataclanzëri i spikatur

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Si zogu në kafaz… Foto LSA/ Malton Dibra

Si zogu në kafaz… Foto LSA/ Malton Dibra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com