Një trup i pajetë është gjetur në afërsi të Kishës Ortodokse Gramsh, në buzë të lumit Devoll.
Bëhet me dije se viktima është shtetasi Astrit Selami, 40 vjeç banues në Gramsh. Policia ka deklaruar se 40 vjeçari ishte shpallur në kërkim që prej datës 21 nëntor 2016.
Nga hetimet paraprake dyshohet që shtetasi të jetë mbytur në lumin Devoll.