Policia e Vlorës prangosi dy të mitur një 14 vjeç dhe një 11-vjeçar nën akuzën e marrëdhënieve homoseksuale me dhunë.
Ngjarja ndodhi të shtunën në lagjen “15 Tetori” në periferi të Vlorës.
Dy të arrestuarit kanë kryer marrëdhënie homoseksuale me dy fëmijë të moshës 6-vjeçare. Ata kanë qenë duke luajtur në ambientet e oborrit të shkollës.
Dy minorenët i shtrënguan dhe i kapën me forcë dy fëmijët e vegjël dhe kryen akte të trupshme. Më pas ata janë larguar me shpejtësi, ndërsa fëmijët e vegjël u ankuan tek prindërit e tyre.
Policia pasi mori dëshmitë arrestoi dy minorenët.