Grupimi “Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar” ka hequr flamurin grek në hyrje të kalasë së vjetër të Himarës, i cili ishte vendosur aty para disa ditësh.
Kryetar i këtij grupimi Tahir Veliu tha: “Së bashku me shumë anëtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, nga gjitha trojet shqiptare kemi rrugëtuar për në Himarë që ta heqim flamurin shovinist grek nga Kalaja e vjetër e Himarës.”
“Himara është Shqipëri, vijon më tej Veliu, dhe flamuri grek nuk ka pse të shfaqet në trojet tona, kur kemi parasysh gjenocidin grek ndaj shqiptarëve autokton në Çamëri.”
“Greqia nuk është vetëm shtet fqinj, por është pushtues i 15 674 km2 territor shqiptar”, tha ndër të tjera Veliu.
https://www.facebook.com/tahirveliu.lshb/videos/1563467100337047/