Në komunikimin e kësaj jave, kryeministri Edi Rama është ndalur tek buxheti i 2017, i cili këtë të enjte u miratua në parim në Kuvend.
Kreu i qeverisë tha se vitin e ardhshëm do të zgjerojë listën e ilaçeve të rimbursueshme.
Edi Rama shtoi se rritja e ekonomisë do të vazhdojë: Sot kemi një ekonomi që të këtë vit do të rritet mes 3.3 dhe 3.5 % dhe do të vazhdojë të rritet.
Rama tha se janë shlyer 720 milionë dollarë borxhe të fshehura. Veç kësaj, ai theksoi se do të thellohen reformat në shëndetësi, në mënyrë që qytetarët të marrin një shërbim më të mirë dhe pa kosto.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154243464721523/