Përhapja e sëmundjes së gjedhit te bagëtitë është kthyer në një problem serioz në vend.
Profesor Koos Coetzer, një prej njohësve më të mirë të Dermatozës Nodulare ka vizituar disa ferma në Shqipëri dhe ka rekomanduar që për të ulur nivelin e infektimit të gjedhëve të vijojë vaksinimi edhe vitin e ardhshëm, pasi virusi është rezistent dhe mund të mbijetojë tek insektet që e përhapin.
Coetzer tha se kafshët e infektuara duhen trajtuar me kujdes duke e trajtuar me antibiotikë, pasi kjo është e vetmja ndër mënyrat për të mos humbur bagëtitë.