Policia e Fierit ka arrestuar një 52 vjeçar pasi akuzohet se ka hedhur nga dritarja e tualetit së banesës në të cilën bashkëjetonin bashkëshorten e tij 43 vjeçare.
Në pranga ka rënë shtetasi Ferdinant Rukaj banues në lagjen “Kryengritja e Fierit”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier në ngarkim të shtetasit Ferdinant Rukaj, si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.