Mazhoranca ka filluar aktivitetet për ditën e Çlirimit rreth orës 10:00 me homazhe në varrëzat e Dëshmorëve ku të pranishëm ishin kryeminsitri Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta.
Më pas të dy zyrtarët e lartë do të zhvillojnë edhe një takim me veteranët e Luftës Nacional Çlirimtare.
Ndërkohë opozita vazhdon të festojë e ndarë dhe 72-vjetorin e Çlirimit, pasi i zhvilluan dje homazhet në varrezat e Dëshmorëve, duke vazhduar të njohin datën 28 Nëntor si Ditën që u largua gjermani i fundit nga Shqipëria.