Një karburant në Durrës është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Rreth orës 02:00 disa persona të paidentifikuar kanë hyrë nga pjesa e pasme e godinës duke thyer xhamat e karburantit, që ndodhet pranë Urës së Dajlanit.
Nga burimet policore mësohet se është grabitur kasaforta e këtij subjekti, ndërkohë që shuma e parave të grabitura nuk dihet ende.
Grabitja është konstatuar nga punonjësit e karburantit dhe menjëherë pas lajmërimit të policisë, në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu që po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje si dhe identifikimin e autorëve.