Bashkia e Gjirokastrës ka nisur punën për restaurimin e shtëpisë së lindjes së udhëhëqesit komunist, Enver Hoxha aktualisht Muzeu Etnografik i Gjirokastrës.
Për punimet e këtij objekti është parashikuar një fond prej 35 milionë lekësh të vjetra.
Ndërhyrja për përmirësimin e ndërtesës është fokusuar kryesisht tek çatia e ndërtesës, për të vijuar më pas edhe në brendësi të saj.