Veriu i Italisë është përfshirë është përfshirë nga përmbytjet si pasojë e motik të keq që prej ditës së djeshme.
Zonat më të prekura nga përmbytjet janë Piemonte dhe Liguria dhe për këtë arsye autoritetet kanë dhën alarmin dhe kanë nisur evakuimin e banorëve pas shembjes së banesave, dëmtimit të rrugëve dhe rrezikut të daljes së lumenjve nga shtrati.
Shkollat dhe fabrikat janë mbyllur, qarkullimi është bllokuar, ndërsa drejtuesit lokalë u kanë bërë thirrje banorëve që të mos dalin nga banesat.
Kryeministri Matteo Renzi vizitoi selinë e qendrës operative të mbrojtjes civile në Torino, ku deklaroi se faza e emergjencës nuk ka përfunduar akoma dhe se për momentin, askush atje nuk mund të marrë frymë i lehtësuar.