Barka që lundron në gjolin e rrenës greke – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Barka që lundron në gjolin e rrenës greke

17:44 | 23/11/2016
në Opinion
0

Replikë me Panajot Barkën rreth ligjit të minoriteteve kombëtare

Nga Arben Llalla

Sa herë që Shqipëria i qëndron përballë Greqisë, tek i tregon autoritet dhe kërkon bisedime të barabarta në çdo nivel si një fqinj i mirë dhe jo vasal, profesori i Katedrës së gjuhës greke në Universitetin e Gjirokastrës profesor Panajot Barka nxjerr në dritë nga një opinion. Në këto sprova të lodhshme, kur Barka bredh si kali në lëmë dallohet veç një qëllim; udha e servilizmit ndaj Greqisë. Sipas tyre nuk duhet ta zgjojmë nga gjumi ariun e Athinës, sepse vota pozitive për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE është në rrezik.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në shkrimin e tij të fundit Panajot Barka i mban leksione qeverisë Rama dhe shqiptarëve se si duhen trajtuar minoritetet në Shqipëri me një ligj të veçantë. Por, Panajot Barka, nacionalist ekstremist, i cili punon dhe lufton për aneksimin e Jugut të Shqipërisë përpara se t’i mbajë leksione shqiptarëve për të drejtat e pakicave, duhet në fillim këto mësime t’ia mbaj atdheut të tij amë, Greqisë. Republika e Greqisë është i vetmi vend anëtar në Bashkimin Europian që nuk njeh minoritetet, të cilat kanë jetuar dhe jetojnë brenda saj prej shekujsh. Kështu, ajo nuk njeh minoritetin hebre, edhe pse ky minoritet ka varrezat e tij të ndara nga të tjerët. Hebrenjtë, më së shumti kanë jetuar në qytetin e Selanikut, ku dikur ndodhej varreza më e madhe e tyre në Europë me mbi 500 mijë varre, por këtë varrezë grekët e prishën dhe me pllakat e mermerta të tyre ndërtuan Universitetin Aristoteli. Pra, atje ku sot mësojnë mijëra të rinjë në Selanik kanë qenë varrezat e hebrenjve.

Vangjel Dule, Thanas Malo, Panajot Barka,Mitropoliti Sebastianos, Theodhori Bezhanu, Grigor Drigoja kryetar i SVEVA, Dhimitër Caka viti 1993
Vangjel Dule, Thanas Malo, Panajot Barka,Mitropoliti Sebastianos, Theodhori Bezhanu, Grigor Drigoja kryetar i SVEVA, Dhimitër Caka, Viti 1993

Greqia nuk njeh minoritetin sllavo-maqedonas numri i të cilëve është diku 40 mijë, nuk njeh minoritetin turk, minoritetin pomak, nuk pranon minoritetin shqiptar i njohur zyrtarisht me Marrëveshjen e Lozanës. Pakica shqiptare e njohur me këtë marrëveshje, megjithëse e përzënë, e masakruar me genocid në vitin 1944-‘45 në Çamëri, ende jeton në masë të madhe në Trakën greke, diku në këtë zonë janë afërsisht 60 mijë shqiptarë, pa folur për grupime të vogla në prefekturën e Selanikut dhe Janinës.

Greqia  në fillim të viteve 1980 ka prishur në Selanik varrezat e shqiptarëve, të bullgarëve dhe rumunëve. Këto varrezat kanë qenë pronë e këtyre komuniteteve.

Minoriteti bullgar është asimiluar, vetëm diku nga zona e Seres jetojnë ende disa qindra pleq, të cilët flasin gjuhën bullgare.

Greqia, minoritetin turk, e ka zvogëluar pak nga pak. Turqit që dikur jetonin në Selanik pothuajse janë asimiluar. Turqit që jetojnë në Euro-Thraqi njihen si grekë të fesë islame dhe jo pakicë turke. Vllehët në Greqi janë minoriteti më i përkëdhelur në aspektin e pushtetit, por që nuk u njihen të drejtat gjuhësore dhe kulturore. Ata njihen si vllehë grekë (ellinovllahon). Pra, vllehët në Greqi, edhe pse kanë patur shkolla në gjuhën e tyre deri në vitin 1912, kur jetonin nën Perandorinë Osmane, pas vitit 1912 Greqia i mbylli shkollat e tyre duke mos i klasifikuar as si minoritet kulturor.

1
Panajot Barka me Babis Karathanos, kryetar i shoqatës ekstremiste “Vorios Epiris Autonomia”

I rikujtoj Panajot Barkës se kur Greqia nxori ligjin e emigracionit për pajisjen me leje qëndrimi në vitin 1998, në këtë ligj parashtroheshin edhe dy kushte që duhet të plotësojë emigranti:

  1. Analizat e gjakut, grupin e gjakut, ADN, e e kështu me radhë
  2. Deklarimi fetar.

E pra, këto ishin dy kushte që binin ndesh me të drejtat e njeriut, sepse në asnjë vend të botës demokratike emigrantëve që kërkojë leje qëndrimi ekonomik nuk i kërkohen analizat e gjakut, ADN apo përkatësia fetare.

Në Greqinë “demokratike” të Panajot Barkës ekziston edhe racizmi fetar, ku grekët që nuk i përkasin besimit ortodoks përndiqen. Disa herë grekët që praktikojnë besimin e Jakuvave (Jehovai) janë goditur dhe thirrur disa herë nëpër biseda informative nga policia e Greqisë, pa folur më për ata qytetar grekë që i përkasin besimit islam.

Është mirë që profesori Panajot Barka të mbaj në Greqi disa leksione për të drejtat e minoriteteve duke bërë paralele me pakicën greke që gëzon të drejta të barabarta me qytetarët e Shqipërisë me kombësi shqiptare. Sot, minoritetet greke, sllavo-maqedonase, vllahe, egjiptase kanë partitë e tyre politike kombëtare. Mësojnë në gjuhën e tyre amtare nëpër shkollat fillore, 9 vjeçare dhe minoriteti grek që është më i përkëdheluri mëson deri në universitet.

Vetëm pak ditë më parë policia e Janinës ndaloi dy shoferë të MPJ të Shqipërisë dhe gjykata dënoi me mbi dy vite burg, vetëm se po transportonin disa dhjetëra libra që fëmijët e emigrantëve të mësojnë gjuhën amtare. Më këtë veprim Greqia tregoi se funksionon si në shekujt VIII-XIX, kur përndiqeshin shqiptarët që mësonin nga një gërmë të gjuhës shqipe.

Ndaj profesor nxirre barkën tënde nga ky gjol se baltovina e shpifjes dhe gjirizi i gënjeshtrës do të të thithin në gropë e të marrin frymën.

Do qe e udhës që Panajot Barka të na tregonte rreth leksioneve që ka marrë në fillim të viteve 1990 nga organizata ekstremiste greke SFEVA, PASIVA dhe Mitropoliti i Konicës, Sebastianos për aneksimin e jugut të Shqipërisë.

Etiketa: arben llallagjolminoritetet kombëtarePanajot BarkaPerandoria OsmanereplikerrenëUniversiteti Aristoteli

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
OKB i kërkon qeverisë Rama të hapë dosjet e Sigurimit të Shtetit

Deputetët përjashtohen nga hapja e dosjeve të Sigurimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com