Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës në kryeqytet, ku dy persona të cilët po lëviznin me motor janë aksidentuar e për pasojë kanë humbur jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së ish-“Bllokut”. Drejtuesi i motorit me targa AP 105 dhe pasagjeri pas tij ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar.
Dy personat u dërguan menjëherë në S.Q.U. në gjendje të rëndë shëndetësore. Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra shtetasit K. H., 21 vjeç dhe E. D., 22 vjeç, rreth orës 21:50, kanë ndërruar jetë në spital.