Mësuesja u dha nxënësve të saj një mësim që u bë thesar i çmuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mësuesja u dha nxënësve të saj një mësim që u bë thesar i çmuar

13:06 | 21/11/2016
në Bota, Gossip
0

Ky artikull frymëzues për herë të parë u botua në revistën “Reader’s Digest” disa vite më parë. Bëhej fjalë për historinë e një mësueseje të jashtëzakonshme, Helen Mrosla, e cila ia arriti që t’i bënte nxënësit e saj të besonin te vetja vetëm me një veprim.

Sot, po e shpërndajmë me ju këtë mësim kaq të vyer, i cili nuk do t’ju lërë dhe aq indiferentë.

Një ditë, një mësuese matematike nga Minnesota përgatiti për nxënësit e saj një mësim shumë interesant. Ajo u kërkoi nxënësve të rendisnin në një copë letër emrat e të gjithë shokëve të klasës. Më pas u kërkoi që të mendonin për gjënë më të bukur për secilin prej shokëve dhe ta shkruanin përkrah emrit të tyre. Në fund të mësimit, çdo nxënës mbante në dorë letrën e vet. Ishte e premte. Gjatë fundjavës mësuesja lexoi të gjitha fletët. Emrin e secilit nxënës e shkroi në një fletë të veçantë dhe bashkoi të gjitha mendimet e bukura që kishin shkruar fëmijët.Të hënën tjetër i dha çdo nxënësi letrën e vet.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Fëmijët ishin kaq shumë të kënaqur sa klasa gumëzhinte nga komentet: “Me të vërtetë mendojnë shokët kështu për mua?!” “Nuk e dija se ndokush do më pëlqente kaq shumë!”.

Ata nuk i diskutuan rezultatet gjatë orës së mësimit, por mësuesja e dinte se ia kishte arritur qëllimit të saj. Nxënësit besonin në vetvete

markuVite më pas, një nga këta nxënës, Mark Eklund, u vra në Vietnam. Funerali u mbajt në Minnesota, kështu që shumica e shokëve të klasës së Markut bashkë me mësuesen ishin të pranishëm në ceremoninë mortore. Pas funeralit, shumica e shokëve të klasës u mblodhën në shtëpinë e tij bashkë me mësuesen Helen Mrosla.

Prindërit e Markut ishin aty duke pritur ngushëllimet dhe babai i tij i tha mësueses: “Duam të të tregojmë diçka” – dhe nxori nga portofoli një copë letër të palosur. “Ia gjetën këtë letër Markut ditën kur u vra. Faleminderit shumë për këtë që keni bërë. Siç mund ta shihni, Marku e ka ruajtur si një thesar të çmuar.”

“E dija pa e parë fare se letra ishte ajo e shumë viteve më parë, në të cilën kisha renditur të gjitha gjërat e bukura që çdo shok i Markut kishte shkruar për të”, – tha mësuesja në një intervistë. “Në atë moment, ish nxënësit e mi, që ishin të pranishëm në shtëpinë e Markut filluan të nxirrnin nga portofolët letrat e tyre. Charlie më buzëqeshi dhe më tha se e mbante listën e tij në tavolinën e punës. Ndërsa gruaja e Chuck-ut tha se kjo letër ishte në faqen e parë të albumit të fotogrfive të dasmës së tyre. Pothuajse të gjithë nxënësit e kanë ruajtur letrën e tyre. Ishte i vetmi moment kur u ula dhe fillova të qaj. Qava për Markun dhe për të gjithë shokët e tij që nuk do ta shihnin më kurrë atë. Jemi kaq shumë të ngarkuar me ritmin e ditës dhe i përkushtohemi kaq shumë detyrimeve tona, saqë harrojmë se një ditë do të vdesim. Dhe nuk e dimë se kur do të vijë kjo ditë. Ndaj, ju lutem, thuajini njerëzve që doni dhe i keni për zemër se sa të veçantë dhe të rëndësishëm janë për ju. Thuajani para se të jetë shumë vonë”.

/revistapsikologji.com/

Etiketa: letramesuejsanxenesit

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
PD e ndarë, Noka: Në mbledhjen e tyre mund të shkonte dhe shoferi im! Opozita do fitojë

Nuk lejoi Ramën të marë fjalën, përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi deputeti Noka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com