Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se deri në orën 10:00 pjesmarrja në votime ka qenë 11.2%.
Gjithashtu KQZ u bën apel të gjithë zgjedhësve të Bashkisë Kolonjë, që të shkojnë pranë qendrave të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë.
Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj, në një deklaratë për mediat tha se janë ngritur grupet e numërimit, dhe sot Administrata e KQZ-së do t’ trajnojë të gjithë anëtarët e grupeve të numërimit të votave të emëruar nga KZAZ-ja nr. 73, në mënyrë që të respektohen me rigorozitet të gjithë procedurat ligjore sipas Kodit Zgjedhor, gjatë procesit të numërimit të fletëve të votimit në VNV.
Ka nisur votimi për kryetar Bashkie të Kolonjës, nuk raportohen incidente