“Strategji për riointegrimin e tyre për t’i kthyer në atdhe”
“Më shumë se 27% e popullatës janë në emigracion”, kjo është statistika zyrtare e ministrisë së Mirëqënies Sociale, e cila ka nxitut qeverinë, të hartojë një strategji për riintegrimin e shtetasve që kthehen nga emigracioni. “Presionet e flukseve migratore nga Shqipëria dhe drejt Shqipërisë ka gjasa të vazhdohet edhe në të ardhmen, sepse Shqipëria gjeografikisht është e ekspozuar nga sfidat e mëdha të emigrimit dhe migracionit transit të parregullt”, tha Klosi duke sqaruar se strategjia parashikon riintegrimin e të kthyerve përmes arsimit profesional, që do të ofrohet falas.