Barcelona ka vendosur mbrëmjen e djeshme një rekord historik.
Klubi i drejtuar nga Luis Enrike nuk humbet prej 29 ndeshjesh radhazi.
Rekordi mbahej nga ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola, që ishte ndaluar në 28 ndeshje pa humbje.
Humbja e fundit e Barcelonës është shënuar ndaj Sevijes 4 muaj më parë.
Rekordi bëhet edhe më domethënës, pasi mbrëmjen e djeshme, kur Barcelona barazoi 1-1 në fushën e Valencias, luajti pa 7 titullarë.
Kjo, pasi ndeshjen e parë Barcelona kishte fituar 7-0.