Varfëri, bunkerë, spiunë sigurimi, parulla e portrete të diktatorit Enver Hoxha dhe leximi i gazetës “Zëri i Popullit”. Një artikull i publikuar nga National Geographic, na tregon Shqipërinë e vitit 1980.
Nga Mehmet Biber
Punë e lodhshme dhe me shumë sakrifica kërkohet vazhdimisht dhe paralelisht me këtë edhe leximi e gazetës së përditshme. Mbledhësit e mollëve dëgjojnë “Zërin e Popullit”, teksa dita e tyre vazhdon. 95% e popullsisë punon në kooperativa dhe ata që dështonin dërgoheshin tek to. Plani 5 vjeçar tregonte rreptësisht se sa inxhinerë, mjekë, mësues, shkencëtarë dhe gjeolog duhet të dilnin nga universiteti çdo vit. Universiteti nuk mund të nxirrte më pak student se aq.
Plani. Kudo që përdorej fjala “plan” ndillte pakënaqësi, sepse sipas planit çdo gjë i përkiste shtetit dhe në një ekonomi të centralizuar si Shqipëria plani ishte i shenjtë. Plani përfshinte në thelb që çdo gjë i përkiste shtetit, nga kioskat e vogla deri tek hotelet, restorantet dhe çdo gjë tjetër që gjendej.
Çdo taksist, berber, shitës dyqani punonte për shtetin. Pjesa e fshatit duhet ose të punonte tokat e veta për shtetin ose të punonte në kooperativat, ku çdo gjë matej për shtetin.
Në Shqipëri dukej lehtësisht impakti turk, nuk kishte as taksa as inflacion. Punëtorët e fabrikave dhe fermerët paguheshin me 600-700 lekë. Por këto rroga, megjithëse të vogla në dukje përshtateshin me çmimet, pasi në dyqane kishte mish me 12 lekë, bukë me 2 lekë, cigare me 2 lekë.
Teshat nuk mund të ishin të reja për të gjithë familjet, këpucët kushtonin 100 lekë dhe bluzat 50 lekë, por të një cilësie të varfër dhe përdoreshin nga fëmijët njëri pas tjetrit.
Shëndetësia ishte falas dhe Shqipëria nuk kishte shumë vende për argëtim ose ushqimi në restorante nuk përballohej nga të gjithë. Kishte disa teatro dhe kinema, ku jepeshin filma ideologjik.
Mbrëmjet e vallëzimit zakonisht bëheshin në Pallatin e Kulturës, ku njerëzit kërcenin disa valse dhe jazz në muzikën e një orkestre amatore. Të huajt zakonisht qëndronin tek Hotel Dajti dhe përveç kokteileve të ambasadës nuk kishte ndonjë gjë argëtuese në darkë. Shqiptarët duken të dyshimtë për çdo njeri që takojnë e me të drejtë. Dhe unë po të isha shqiptar do të dyshoja për çdo gë, prandaj dhe njerëzit janë të ftohtë, kur ju afrohesh. Në lidhje me politikat e jashtme ata duken të zhgënjyer, pasi nga lufta nuk kanë marrë asnjë shpërblim që ju takon dhe duan të rrinë në pjesën e tyre të mbyllur. Çdo gjë është në dorën e Enver Hoxhës.
Shumica e buxhetit harxhohet për ndërtimin e bunkerëve që janë si kërpudha të betonizuara e me hekur. Hoxha i frikësohet pushtimit të Jugosllavisë dhe është i sapo dalë nga marrëdhënia me Kinën. Armët janë pothuajse të gjitha kineze. Një shqiptar shprehet se ka më shume beton dhe hekur tek bunkerët se sa tek shtëpitë e shqiptarëve. Hoxha shprehej që edhe pse më shumë në numër kundërshtarët ne mund t’i ndalonim, siç kishte bërë Skënderbeu në kohën e turqve në Krujë. Aty kuptova dhe filozofinë e shtëpive me gurë në Gjirokastër e Berat.
Drejtori i Muzeut ishte një njeri i zymtë, i cili më tha se 70% e popullsisë ishte myslimane dhe cilësoheshin si turq, 20% ortodokse si grekë dhe 10% katolikë si romakë. Feja ishte si opium për popullin, prandaj ishte e ndaluar. Liderët mbanin profil të lartë. Ndërkohë që pjesa më e madhe e popullit ishte e varfër, diktatori Hoxha lëvizte me një mercedes klasik, fotot e tij vareshin gjithandej në mure dhe emri i shkruhej me shkronja të mëdha në kodra. Jetonte në mes të Tiranës në vilën e tij të mbrojtur shumë mirë dhe kushdo thoshte se çdo gjë lëvdohej në emër të tij.
Energjia që prodhohej në hidrocentrale quhej “drita e partisë”, metali i prodhuar në metalurgjikun e Elbasanit “hekuri i partisë”. Gjithashtu patriarkati ishte shumë i theksuar dhe ditën e martesës mashkullit i jepej një plumb me vete në rast tradhëtie nga e shoqja që të mund të vriste të gruan dhe dashnorin e saj. Gjithashtu, gjithë ky presion që ushtrohej ndaj njerëzve dhe ku spiunët ishin kudo. Njeriu që më shoqëroi gjatë udhëtimit tim kurrë nuk foli asnjë fjalë, vrojtonte çdo gjë që rregjistroja në kamerën time dhe disa herë nuk më lejoi të merrja foto të eventeve të caktuara. Gjatë rrugëtimit tonë i fola për veten time dhe martesën time Bashkim Babanit, por ai gjithmonë mbajti qëndrimin e tij statik dhe kurrë nuk më foli për veten as edhe një detaj të vogël.
Përktheu dhe përgatiti për botim: Ejona Zenelhasani