Unë jam Hermina, vajza që iu kushtua kënga “Luleborë” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Unë jam Hermina, vajza që iu kushtua kënga “Luleborë”

19:31 | 14/11/2016
në Gossip
0

Dashuria e Simon Gjonit për maturanten dhe historia e këngës himn i muzikës lirike shqiptare

“A…, ju jeni nga vendi i Luleborë”, ky ishte reagimi me të cilën ndesheshin shqiptarët në Rusi, rreth 70 vjet më parë. E ka rrëfyer këtë, këngëtari Avni Mula, një nga interpretuesit më të dalluar të këngës “Luleborë”. Është një ndër këngët më të bukura shqiptare, e kompozuar nga Simon Gjoni. Është më shumë se një këngë, të cilën jetëgjatësia e artistike e ka shpallur pa zyrtarizma burokratike, himn të muzikës lirike shqiptare.

simon-gjoniShumë vajza nga Shkodra thanë dikur se kënga “Luleborë “ iu kushtohej atyre. Por, në fakt ishte bashkëshortja e Simon Gjonit, Hermina Gjoni, vajza që i kushtohej kjo këngë.  “E kanë prezantuar këtë këngë si të Pjetër Gacit, të Prenk Jakovës apo këngë popullore, megjithatë, kjo këngë është e Simonit”,- thotë me bindje gruaja e tij Hermira Gjoni..

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Kënga “Luleborë” është pjesë e një albumi ku përfshihen 50 këngë të Simon Gjonit, të njëjtit stil si “Luleborë”, është botuar nën kujdesin e bashkëshortes së tij, Hermira Gjoni. Ajo e ka treguar edhe historinë e këngës.

Hermina, frymëzimi i Luleborë

Një ditë dimri. Dëbora e bardhë kishte mbuluar të gjithë qytetin dhe malet përreth. Ai po rrinte në sallën e mësuesve, sepse atë orë nuk kishte mësim. Po kundronte nga dritarja gjimnazistët që po luanin me topa bore. Në mes tyre edhe “ajo”, lulja e bukur. I lindi aty për aty mendimi dhe dëshira që të shkonte edhe ai mes tyre, por nuk duhej. Ai ishte mësuesi. Sytë i mbante gjithnje tek njëra, tek vajza e gjallë, e shkathët, me sytë e kaltër si deti i thellë, me ato flokët e gjata e të mbledhura në një gërshet të trashë, me ato pantallonat, të cilat e para ndër shoqet i kishte veshur e që ia shtonin hijeshinë e trupit, veçanërisht, kur lidhte atë shallin e bukur mbi kokë. Ishte me të vërtetë një lule e këndshme në mes lulesh tjera… Gjithë qënia e saj iu shndërrua në formën e një “luleborë”, bile edhe topat e dëborës që ajo ia drejtonte shokëve e shoqeve, i dukeshin si luleborë… Dhe u detyrua të priste, jo vetëm shkrirjen e deborës e ikjen e dimrit, por edhe mbarimin e shkollës e marrjen e maturës. Por, gjithë asaj kohë, mendjen e kishte vetem tek ajo, tek “Lulebora”.

– Zef, ti e di, unë dua një vajze, – i tha një ditë Simoni poetit Zef Pali, sapo doli nga shkolla. Zefi e njihte mirë dhe ia dinte ndjenjat e dashurisë për maturanten e gjimnazit. Atë ditë ndenjën shumë kohë bashkë. Biseduan gjerë e gjatë. Mbas disa ditësh, Zefi i dha një tekst. Simoni e mori dhe, duke e mbajtur në duart që i dridheshin, plot emocion i tha:

– Bukur, shumë bukur, ashtu siç kam dashur vetë…

Shkoi menjëherë në shtëpi, nuk ishte i qetë. Sillej nëpër dhomë e nuk dinte ç’të bënte. Në kokë i vlonin motive të ndryshme melodish. E lexoi tekstin disa herë, deri sa e mësoi përmendsh. E pastaj kompozoi këtë melodi të kësaj kënge, himn i muzikës lirike shqiptare.

Simon Gjoni u nda nga jeta më 31 Tetor 1991. Emri i Simon Gjonit ashtu siç e ka cilësuar Zadeja i madh, do të ngelet i skalitur në pentagramin e muzikes shqiptare, se cilës i shërbeu me dashuri dhe respekt.

Referuar materialeve të marra nga shkodranews

Etiketa: Avni MulaHermina GjonikëngaLuleborëSimon GjoniZef Pali

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Thethi dhe Valbona, HEC-et po dëmtojnë turizmin

Thethi dhe Valbona, HEC-et po dëmtojnë turizmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com