Disave nga zonat më problematike të prekura nga moti i keq u është rikthyer energjia elektrike. Në një njoftim zyrtar për shtyp thuhet se grupet e gatshme po punojnë për riparimin sa më shpejt të defekteve në fiderat e mbetur.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton se energjia është kthyer në këto zona:
- Rajoni Tiranë, në Mullet, Sauk dhe pjesërisht në Paskuqan;
- Rajoni Durrës, zona Romanat;
- Rajoni Vlorë, Gorisht;
- Rajoni Kukës, Lekbibaj dhe pjesërisht në Fajzes;
- Rajoni Korçë, në zonat Buçimas dhe Leskovik;
- Rajoni Burrel, në zonën e Shupenzës;
- Rajoni Shkodër, në zonën e Zuesit.