Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Tiranë, arrestohen 4 persona (Emrat) – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Tiranë, arrestohen 4 persona (Emrat) –

09:33 | 10/06/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin –

Shpërthim me tritol në Lezhë pranë familjes Nikulaj, ndalohet një i dyshuar –

Nën efektin e ndonjë substance mund të mashtrosh, por e vërteta ndodhet në shesh –

Një grup kriminal që shiste armë zjarri, është goditur nga Policia në Tiranë.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar katër persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal.

Policia ka vënë në pranga Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba, ndërsa Kevin Vila dhe Bledar Avdillari ndodhen në kërkim.

Më herët, policia ka vënë në pranga 5 të tjerë, Donati Jaku, Florian Gjeta, Urim Meta, Ligor Mehmeti dhe Klodian Mustafa. Grupi merrej me sigurimin dhe shitjen e armëve e municioneve.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, së bashku me pesë persona të arrestuar më parë, vepronin të organizuar për sigurimin dhe shitjen e armëve të zjarrit, lëndëve plasëse dhe municionit në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Gjatë operacionit u sekuestruan 7 armë zjarri, konkretisht 4 pistoleta dhe 3 automatikë, si dhe municion luftarak dhe prova të tjera materiale që do t’i shërbejnë hetimit.

Policia bën me dije se gjatë gjithë periudhës hetimore janë arrestuar në total 9 persona, ndërsa janë sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpë lëndë plasëse, sasi të konsiderueshme municioni, 4 automjete dhe 13 telefona celularë.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërsa po punohet edhe për kapjen e dy të shpallurve në kërkim.

Njoftimi i policise

Finalizohet operacioni i koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion, në Tiranë.

Operacioni i finalizuar nga Komisariati Nr. 4, si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Sekuestrohen 7 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Gjatë të gjithë periudhës hetimore dhe aksioneve policore, me objektiv goditjen e veprimtarisë kriminale të këtij grupi, në total, janë vënë në pranga 9 shtetas, si dhe janë sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpë lëndë plasëse, sasi e madhe municioni, 4 automjete dhe 13 celularë.

Në vijim këtij hetimi, si dhe në kuadër të operacionit “Rrjeti”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 ekzekutuan urdhrat e Prokurorisë së Tiranës, për ndalimin e shtetasve M. V., 35 vjeç, E. M., 25 vjeç, F. Z., 29 vjeç dhe K. B., 32 vjeç.

Më tej, u shpallën në kërkim shtetasit K. V., 21 vjeç dhe B. A., 28 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se 6 shtetasit e identifikuar gjatë operacionit “Rrjeti”, së bashku me shtetasit e arrestuar më parë, D. J., F. Gj., U. M., L. M. dhe K. M., të organizuar si grup, kanë siguruar dhe kanë shitur në zona të ndryshme të kryeqytetit, armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak.

6 shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 7 armë zjarri (4 pistoleta dhe 3 automatikë), municion luftarak dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit, i cili vijon për të identifikuar shtetas të tjerë të përfshirë në grup, si dhe për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të grupit.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të Lidhura

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

nga 27
12:13 | 10/06/2026
0

Bordi i Transparencës ka ulur me 2 lekë çmimet e naftës dhe benzinës. Sipas vendimit, çmimi i shitjes së naftës...

Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin –

Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin –

nga 27
12:05 | 10/06/2026
0

Muaji maj ishte një nga muajt më të nxehtë që ka përjetuar Europa, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se valët ekstreme të...

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Shpërthim me tritol në Lezhë pranë familjes Nikulaj, ndalohet një i dyshuar –

nga 27
11:59 | 10/06/2026
0

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në afërsi të banesave të familjes Nikulaj. Sipas informacioneve paraprake, nga shpërthimi janë...

Nën efektin e ndonjë substance mund të mashtrosh, por e vërteta ndodhet në shesh –

Nën efektin e ndonjë substance mund të mashtrosh, por e vërteta ndodhet në shesh –

nga 27
11:51 | 10/06/2026
0

Postimi i Këlliçit: Gënjeshtra në tempull! Edi Rama është ose nën efektin e ndonjë substance të fortë kimike, ose në...

Para
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe –

SPAK i shtoi akuzat, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë! -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

12:13 | 10/06/2026
Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin –

Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin –

12:05 | 10/06/2026
Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Shpërthim me tritol në Lezhë pranë familjes Nikulaj, ndalohet një i dyshuar –

11:59 | 10/06/2026
Nën efektin e ndonjë substance mund të mashtrosh, por e vërteta ndodhet në shesh –

Nën efektin e ndonjë substance mund të mashtrosh, por e vërteta ndodhet në shesh –

11:51 | 10/06/2026
“Revolucioni i Flamingove” është shndërruar në lëvizje të fuqishme kundër Ramës! –

“Revolucioni i Flamingove” është shndërruar në lëvizje të fuqishme kundër Ramës! –

11:47 | 10/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin –
  • Shpërthim me tritol në Lezhë pranë familjes Nikulaj, ndalohet një i dyshuar –
  • Nën efektin e ndonjë substance mund të mashtrosh, por e vërteta ndodhet në shesh –
  • “Revolucioni i Flamingove” është shndërruar në lëvizje të fuqishme kundër Ramës! –
  • Rama ik! Po e shet Shqipërinë copa-copa… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com