Donald Trump ka në plan një zgjedhje të mirë për Sekretar Shteti – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Donald Trump ka në plan një zgjedhje të mirë për Sekretar Shteti

15:17 | 12/11/2016
në Bota
0

Nga Ruben Avxhiu

Por, jo të gjithë janë dakord dhe ka më shumë se një kandidat.

Për presidentin e sapozgjedhur, Donald Trump ka filluar puna e zgjedhjes së një kabineti dhe përgatitjes për kalimin e pushtetit në duart e tij në 20 janar.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Një post vendimtar për ata që ndjekin politikën e jashtme amerikane është ai i Sekretarit të Shtetit. Këtu Donald Trump mendohet se po shqyrton të paktën dy kandidatura. Nga pikëpamja e ngushtë e raporteve me Kosovën, pika më nevralgjike në Ballkan dhe në trojet shqiptare, njëra prej kandidaturave është në dukje shumë e mirë, tjetra shumë e keqe.

Shumë e mirë është kandidatura e Senatorit Bob Corker. Republikani nga Tennessee ka një përvojë të shkëlqyer në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe është një figurë shumë e përgjegjshme dhe serioze. Ai do ta ngrinte imazhin e administratës së re.

Corker është kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme në Senatin Amerikan. Për shkak të kësaj pozite, ai ka udhëtuar edhe në Kosovë, ku është takuar me udhëheqës shqiptarë dhe është njohur me situatën e zhvillimet në Ballkan.

Kandidati tjetër është diplomati veteran John R. Bolton. Ish-ambasadori i SHBA-së në OKB, shihet me droje nga shqiptarët si asnjë diplomat tjetër amerikan. Ai është në fund të fundit, i vetmi diplomat nga SHBA që ka folur kundër pavarësisë së Kosovës.

Bolton do të ishte bërë Sekretar Shteti, nëse Mitt Romney do të kishte fituar zgjedhjet presidenciale në 2012. Edhe në vitin 2008, ai ishte në krye të listës të shumë prej kandidatëve presidencialë republikanë. Nga pikëpamja e Kosovës duket si një e keqe që vjen rrotull, pa u ulur asnjëherë mbi ne, po as duke u larguar përfundimisht.

Edhe këtu duhet pasur pak kujdes gjithsesi. Ajo që harrohet shpesh është se Bolton e bëri deklaratën e Kosovës, kur punonte si studjues për një institucion të mendimit shkencor në Washington. Në atë kohë, ai ishte i mërzitur me administratën Bush që nuk e kishte çimentuar dot në OKB dhe nuk fliste më si zyrtar shteti, por si qytetar i pavarur.

Është domethënëse që Bolton nuk i është kthyer më Çështjes së Kosovës dhe nuk është hedhur për të përfituar, fjala vjen nga problemet në Kosovë, nga konflikti me Rusinë apo nga vullnetarët shqiptarë në ISIS, që të përfitojë për të thënë, që kishte patur të drejtë që kishte kundërshtuar pavarësinë. Ai duket se i është shmangur me kujdes temës. Që mund të thotë se ka ndryshuar mendim apo se si ekspert me përvojë e di që çështja tani është e mbyllur për amerikanët dhe është e kotë që t’i rikthehet.

Sigurisht, shqiptarët do të donin një Sekretar Shteti që nuk e ka kundërshtuar kurrë pavarësinë nga çfarëdo këndi, po në jetë nuk ka asnjë garanci se do të marrësh çdo gjë që do.

Vetë Corker e ka shpërfillur lajmin se mund të bëhet Sekretar Shteti. “Është shumë shpejt për të ndarë poste”, tha ai për një gazetë lokale.

Është interesant se Donald Trump ka dashur fillimisht që ta merrte Senatorin Corker për Zëvendës-President, mbase pikërisht për shkak të maturisë dhe njohurive të tij në marrëdhëniet ndërkombëtare, ku presidenti i sapozgjedhur ka mangësi. Mirëpo, Corker refuzoi me mirësjellje duke i thënë se preferonte më shumë një post kabineti si Sekretar i Shtetit apo i Thesarit.

Kur u pyet në korrik, gjatë Konventës nëse do të ishte në kabinetin e ardhshëm republikan Bob Corker tha se askush nuk mund të lobojë që të bëhet anëtar kabineti. Zgjedhja bëhet nga një grup fare i vogël dhe pastaj një ose më shumë kandidatë mund të intervistohen nga Presidenti.

Senatori tjetër amerikan nga Tennessee, Lamar Alexander e mbështeti fuqimisht kolegun e tij duke thënë se ai do të ishte një “anëtar i shkëlqyer kabineti. Një Sekretar i mirë Shteti. Apo një Sekretar i mirë i Thesarit. Ai ka njohuri shumë të mira të çështjeve financiare apo të botës”.

Mirëpo, jo të gjithë janë të kënaqur nga ky lajm i pakonfirmuar për kandidatët e kabinetit. Komentatori konservator Mark Levin ka qenë shumë i ashpër kundër Senatorit Corker. Ai tha se senatori ishte pjesë e establishmetit republican, pikërisht i asaj pjese që Trump duhet të rrëzojë me fitoren e tij.

“Do hyjmë në luftë me Trump, nëse e bën këtë”, bërtiti Levin në radion e tij. “Ai njeri sabotoi Kushtetutën, sabotoi amendamentin për traktatin dhe ndihmoi që Barack Obama të bënte çfarë të donte me Iranin. Më kanë ardhur në majë të hundës republikanët si ai”.

Nga ana tjetër, Trump është duke e peshuar tërheqjen e figurave serioze nga Partia Republikane. Në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, Trump ka problem të mëdha se ekspertët më të mirë po i rrinë larg. Një Sekretar Shteti si Bolton nuk do t’ia përmirësonte situatën. Si Bolton Trump është vetë. Atij i duhet më shumë dikush si Senatori Bob Corker, që të barazpeshojë ndikimet dhe imazhin me aleatët dhe rivalët në botë.

“Kur ne senatorët vrasim mendjen për sigurinë kombëtare dhe si të jemi të sigurtë në botë, zakonisht drejtohemi së pari te Bob Corker dhe dëgjojmë çfarë na thotë ai”, tha senatori Alexander. “Më vjen inat ta humb si koleg në Senat, por do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer për Presidentin e zgjedhur Trump. Mendoj se që tani kanë një marrëdhënie shumë të mirë.”

/illyriapress.com/

Etiketa: Barack ObamaBob CorkerDonald TrumpJohn R. BoltonLamar AlexanderRuben AvxhiuSekretar ShtetiTennessee

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Rreshjet e dendura/ Drini i Zi del nga shtrati, rrezikohen 15 banesa në Gjoricë të Dibrës

Rreshjet e dendura/ Drini i Zi del nga shtrati, rrezikohen 15 banesa në Gjoricë të Dibrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com