Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, tha sot se Reforma në Drejtësi do të miratohet në pranverë. Keu i Kuvendit bëri këtë deklaratë në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij slloven, Milan Brglez. Në fjalën e tij Meta tha se po bashkëpunohet me Slloveninë në përafrimin e legjislacionit me Bashkimin Europian, duke iu referuar përvojës sllovene në procesin e integrimit në BE. Kryetari i Asamblesë së Sllovenisë ndodhet për një vizitë në Shqipëri ku pritet të mbajë edhe nëj fjalim sot në Parlement.
I pyetur për Byronë e Hetimit, Meta tha se 19 votat e LSI-së do të jenë gjithmonë për reformat dhe inisiativat të çertifikuara nga ndërkombëtarët. Sipas Metës drafti i qeverisë është ai i dakordësuar me opozitën dhe me ndërkombëtarët por se askush nuk është ndaluar të ndryshojë mendimin.
“Ne kemi mbështetur dhe mbështesim çdo institucion që synon të luftojë korrupsion dhe krimin e organizuar në këtë vend. Ka qenë një lajm i shkëlqyer që PD është dakordësuar me këtë çështje, sepse ajo ka pasur mospajtimet e saj, dhe ky është një lajm shumë i mirë. Ministrja e Shtetit, zonja Ermonela Felaj dje bëri një konferencë për shtyp ku deklaroi se gjithçka ka qenë e dakordësuar edhe me partnerët tanë amerikanë që kanë një përkushtim të veçantë në mbështetjen e këtij institucioni të ri”, tha Meta.