Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –

11:50 | 02/06/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit. Sekuestro është vendosur me urdhër të prokurorit Altin Dumani.

Ende nuk dihet se sa është shuma e sekuestruar dhe në cilat kompani. Por pak ditë më parë, vëllezërit Khayyat kanë transferuar në Bankën Kombëtare Tregtare 195 milionë dollarë, para të cilat do të përdoreshin për të paguar blerjen e tokave dhe fillimin e punimeve për ndërtimin e resortit.

Investitorët nga Katari, ortakë të Jared Kushner, kanë hapur dy kompani në Shqipëri për projektin e Zvërnecit. Fillimisht duke hapiur në Shqipëri degën e kompanisë së tyre Urbacon Trading and Contracting, një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në botën arabe dhe më vonë përmes themelimit të kompanisë Sazan Operations Holding.

Kjo e fundit, ndonëse mban emrin e Sazanit do të jetë e angazhuar në projektin e Zvërnecit.

Eshtë akoma e paqartë se me cfarë motivacioni janë bllokuar paratë, pasi vëllezërit Khayyat janë ndër familjet më të pasura në Katar dhe zotërojnë një perandori disa miliarda dollarëshe. Por me sa duket bllokimi i financimeve është një masë preventive për të mos lejuar transaksionet e pronave në kuadër të hetimeve që SPAK është duke kryer mbi këtë projekt. Ndërkohë burime bëjnë të ditur se çështja e Zvërnecit ka qenë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme prej më shumë se një viti.

Tashmë projekti i Zvërnecit ka marrë një goditje jo të vogël, ndërkohë që mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i investitorëve nga Katari dhe veçanërisht i Jared Kushner. Përballë një situate të ngjashme në Serbi, familja Kushner u tërhoq nga projekti për ndërtimin e një hoteli lluksoz menjëherë sapo prokuroria serbe hapi hetim për çështjen.

Situata në Zvërnec është përshkallëzuar në protesta masive gjatë dy ditëve të fundit, ndërkohë që qeveria akuzon se këto protesta po nxiten edhe nga faktorë të jashtëm, veçanërisht Greqia, të cilët nuk duan që Shqipëria të tërheqë investime të këtyre përmasave./Kapitali.al

Të Lidhura

Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

nga 27
14:00 | 02/06/2026
0

Duke folur për ngjarjen e Zvërnecit,kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Rama po akuzon nën zë pikërisht Ballukun dhe e ka...

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –

nga 27
13:54 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar sot në zonën e Fratarit në Mallakastër, ku janë përfshirë pesë automjete. Sipas informacioneve paraprake,...

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

nga 27
13:26 | 02/06/2026
0

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve këtë të martë në vend. Bëhet me dije se nafta është rritur me...

Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

nga 27
13:22 | 02/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me projektin e Zvërnecit, që ka sjellë kundërshti të shumta dhe...

Para
Shqipëria e vendosur të avancojë drejt BE-së –

Shqipëria e vendosur të avancojë drejt BE-së -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

14:00 | 02/06/2026
Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –

13:54 | 02/06/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

13:26 | 02/06/2026
Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

13:22 | 02/06/2026
ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –

ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –

13:12 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –
  • Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –
  • Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –
  • Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –
  • ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –
  • Grabitet me armë një bankë e nivelit 2 te stadiumi ‘Selman Stërmasi’! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –
  • Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com