Grupi i Igli Kamberit që u kapën gjatë gjatë një operacioni të përbashkët mes prokurorisë së Barit dhe SPAK kanë sot para Gjykatës së Posaçme. Bëhet me dije se në masën “arrest në burg” janë lënë Edi Brahaj, Ergys Kastrati dhe Sajmir Pirra, ndërsa për Nevila Kamberin, bashkëshortja e Igli Kamberit, GJKKO caktoi masën “arrest shtëpie”.
Sa i përket Lefter Nelës, shoferi që akuzohet se solli rreth 700 mijë euro në Shqipëri, GJKKO ndryshoi masën nga “arrest në burg në “detyrim paraqitje”. Në Itali gjithashtu janë ekzekutuar disa masa të tjera ku përfshihen shtetasit: Igli Kamberi, Idajet Kurti, Bardhok Gjergji, Sokol Fusha dhe Dritan Buzi.
Hetimet lidhen me dyshime për aktivitet kriminal në fushën e pastrimit të parave, në kuadër të një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe italiane.
Si u godit grupi i Igli Kamberit?
Grupi i Igli Kamberit u godit nga një operacion i përbashkët i SPAK, Antimafias italiane dhe Eurojust, pas një hetimi për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash mes Shqipërisë dhe Italisë. Aksioni u zhvillua në disa shtete, ku u kryen arrestime, kontrolle dhe sekuestrime të shumta.
Sipas hetimeve, rrjeti kriminal dyshohet se transportonte para të pista dhe investonte në biznese e pasuri të ndryshme. Autoritetet sekuestruan shuma të mëdha parash, makina luksoze dhe llogari bankare, ndërsa hetimet u ndihmuan edhe nga kapja e 680 mijë eurove në Muriqan










