Gentian Lika, paraqitet në shoqërinë e avokatit në Prokurorinë e Posaçme.
Emri i tij përmendet në dosjen e AKSH-t si një nga përfituesit e tenderëve të këtij institucioni.
Ai është paraqitur pranë SPAK paraditen e kësaj të mërkure, ndërsa ende nuk ka informacion mbi thirrjen e tij në Prokurorinë e Posaçme, apo nëse do t’i komunikohet ndonjë akuzë nga ana e organit procedues.
Të martën e 19 majit, u paraqit në SPAK edhe ish drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, në kuadër të masës ‘detyrim për t’u paraqitur’ e cila iu zbut me vendim të marrë nga Gjykata e Lartë, ndërsa GJKKO i pakti caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.










