Veliaj kundërshtoi arrestin, Gjykaya Kushtetuese vendos sot për kryebashkiakun – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj kundërshtoi arrestin, Gjykaya Kushtetuese vendos sot për kryebashkiakun –

09:46 | 20/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Skandal/ Shembet fasada e Gjykatës së Durrësit, pllakat e mermerit bien në trotuar –

Dikush duhet të ndëshkohet që të mos guxojnë të tjetërsojnë pronat –

Përsëri kontroll i befasishëm në burgun e Vlorës, i dënuari kapet me telefon nën dyshek –

Dy makina përplasen “kokë më kokë” në aksin Elbasan-Cërrik, 3 të plagosur rëndë –

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë ditën e sotme kërkesën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të shpallur antikushtetuese masën e parë të “arrestit në burg”, të vendosur nga GJKKO në shkurt të vitit 2025, masë e cila u konfirmua më vonë nga Apeli i GJKKO-së dhe nga Gjykata e Lartë.

Në dhjetëra faqe argumente të dërguara në Gjykatën Kushtetuese, kryebashkiaku Veliaj shprehet se i është cenuar liria individuale, por duke qenë se është Kryetar i Bashkisë, cenimi i lirisë është i dyfishtë, pasi ai nuk mund të ushtrojë detyrën. Veliaj ka argumentuar se masa e vendosur ndaj tij nuk është proporcionale, për shkak se ai jo vetëm që është qytetar, por edhe i zgjedhur sipas Kushtetutës.

Në ankimin e tij, Veliaj thotë se nuk janë analizuar kriteret për vendosjen e masës së sigurimit, pasi, sipas tij, Kodi i Procedurës Penale parashikon që të gjithë, pasi kalon një periudhë kohore, duhet të gjykohen në liri kundrejt një garancie pasurore.

Veliaj deklaron se standardet e një gjykimi të drejtë ndaj tij janë shkelur nga të gjitha shkallët e gjykimit. Gjykata, sipas Veliajt, e ka paragjykuar atë për rrethin shoqëror, statusin dhe pozicionin, por jo duke pasur prova për shkeljet e pretenduara.

Nga ana e saj, Prokuroria e Posaçme, e cila ka dorëzuar argumentet e saj, këmbëngul se dyshimi i arsyeshëm është vërtetuar edhe nga gjykatat, ndërsa fakti që ka bashkëpunuar edhe me të tjerët e ka rënduar pozitën e Veliajt. Sipas SPAK-ut, fakti që Veliaj është në detyrë përbën arsye të mjaftueshme për ndikim tek dëshmitarët dhe tek bashkëpunëtori i drejtësisë. Po ashtu, sipas prokurorëve, veprat penale për të cilat Veliaj akuzohet rezultojnë të vërtetueshme nga një sërë provash konkrete.

Ndryshe nga sa Veliaj ka ngritur si shkelje, Prokuroria thotë se të gjitha vendimet e Gjykatave të Posaçme janë në përputhje me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Kjo është hera e dytë që Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, pasi në janar të këtij viti ai u rikthye në detyrë nga Kushtetuesja, pasi ishte shkarkuar nga Këshilli Bashkiak. Kushtetuesja tha aso kohe se shkarkimi i Veliajt ishte tërësisht jokushtetues, pasi e gjithë procedura ishte bërë në shkelje, duke mos i dhënë mundësi atij të dëgjohej.

Ndërkohë, kjo është çështja e parë që do të shqyrtojë Gjykata Kushtetuese për një person i cili është kryetar bashkie dhe ndodhet në burg njëkohësisht.

Të Lidhura

Skandal/ Shembet fasada e Gjykatës së Durrësit, pllakat e mermerit bien në trotuar –

Skandal/ Shembet fasada e Gjykatës së Durrësit, pllakat e mermerit bien në trotuar –

nga 27
11:32 | 20/05/2026
0

Një pllakë është shkëputur nga fasada e Gjykatës së Durrësit dhe ka rënë në trotuar, pak çaste më parë, në...

Dikush duhet të ndëshkohet që të mos guxojnë të tjetërsojnë pronat –

Dikush duhet të ndëshkohet që të mos guxojnë të tjetërsojnë pronat –

nga 27
11:28 | 20/05/2026
0

Deputeti Erion Braçe ishte në GJKKO për çështjen gjyqësore që lidhet me akuzën për shpifje. Braçe është përfshirë prej muajsh...

Përsëri kontroll i befasishëm në burgun e Vlorës, i dënuari kapet me telefon nën dyshek –

Përsëri kontroll i befasishëm në burgun e Vlorës, i dënuari kapet me telefon nën dyshek –

nga 27
11:10 | 20/05/2026
0

Një kontroll i befasishëm, në kuadër të rritjes së masave të sigurisë, është ushtruar në Burgun e Vlorës. Burime zyrtare...

Dy makina përplasen “kokë më kokë” në aksin Elbasan-Cërrik, 3 të plagosur rëndë –

Dy makina përplasen “kokë më kokë” në aksin Elbasan-Cërrik, 3 të plagosur rëndë –

nga 27
11:02 | 20/05/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites së sotme (20 maj) në vendin e njohur...

Para
Arrestimi i policit në Sarandë, efektivit i doli emri gjatë përgjimit të dy shpërndarësve të drogës –

Arrestimi i policit në Sarandë, efektivit i doli emri gjatë përgjimit të dy shpërndarësve të drogës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Skandal/ Shembet fasada e Gjykatës së Durrësit, pllakat e mermerit bien në trotuar –

Skandal/ Shembet fasada e Gjykatës së Durrësit, pllakat e mermerit bien në trotuar –

11:32 | 20/05/2026
Dikush duhet të ndëshkohet që të mos guxojnë të tjetërsojnë pronat –

Dikush duhet të ndëshkohet që të mos guxojnë të tjetërsojnë pronat –

11:28 | 20/05/2026
Përsëri kontroll i befasishëm në burgun e Vlorës, i dënuari kapet me telefon nën dyshek –

Përsëri kontroll i befasishëm në burgun e Vlorës, i dënuari kapet me telefon nën dyshek –

11:10 | 20/05/2026
Dy makina përplasen “kokë më kokë” në aksin Elbasan-Cërrik, 3 të plagosur rëndë –

Dy makina përplasen “kokë më kokë” në aksin Elbasan-Cërrik, 3 të plagosur rëndë –

11:02 | 20/05/2026
Aksident në Lushnjë-Berat! Makina përplaset me motorin, turisti i plagosur dërgohet urgjent në spital –

Aksident në Lushnjë-Berat! Makina përplaset me motorin, turisti i plagosur dërgohet urgjent në spital –

10:56 | 20/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Skandal/ Shembet fasada e Gjykatës së Durrësit, pllakat e mermerit bien në trotuar –
  • Dikush duhet të ndëshkohet që të mos guxojnë të tjetërsojnë pronat –
  • Përsëri kontroll i befasishëm në burgun e Vlorës, i dënuari kapet me telefon nën dyshek –
  • Dy makina përplasen “kokë më kokë” në aksin Elbasan-Cërrik, 3 të plagosur rëndë –
  • Aksident në Lushnjë-Berat! Makina përplaset me motorin, turisti i plagosur dërgohet urgjent në spital –
  • Skandali me tenderat e AKSH-it! Biznesmeni Gentian Lika mbërrin në SPAK, shoqërohet nga avokati –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Skandal/ Shembet fasada e Gjykatës së Durrësit, pllakat e mermerit bien në trotuar –
  • Dikush duhet të ndëshkohet që të mos guxojnë të tjetërsojnë pronat –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com