Janë paraqitur në GJKKO ish-vartësit e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, ish-drejtuesi i KESH Erald Elezi dhe ish-kreu i ARRSH Gentjan Gjyli.
Elezi dhe Gjyli akuzohen për tenderin për tunelin e Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku.
Gentian Gjyli ka mbajtur detyrën e kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) ndërsa Erald Elezi ka qenë drejtor i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).
Për të dy, SPAK ka kërkuar shpalljen fajtorë dhe dënimin e tyre me nga 1 vit e 6 muaj burg për shkelje të barazisë në tendera.










