Vllaznia triumfoi ndaj Flamurtarit me rezultatin 2 me 0 në duelin e vlefshëm për javën 36-të të Superiores, duke e mbyllur kampionatin e rregullt në vendin e parë, me 1 pikë më shumë se Elbasani.
Golat e Arës dhe Muratajt, i siguruan 3 pikë të arta shkodranëve, ndërkohë që Flamurtari i dorëzuar dhe pa shumë ide, sezonin e ardhshëm do të rikthehet për të luajtur në Kategorinë e Parë.
VLLAZNIA-FLAMURTARI 2-0
55′ GOOOOL VLLAZNIA 2-0/ Realizim spektakolar i Muratajt, që me një gjuajtje të kalibruar nga jashtë zonës, e dërgon topin në trekëndësh. (VIDEO)
18′ GOOOOL VLLAZNIA 1-0/ Talenti Ara e bën “sefte” me shkodranët në elitën e futbollit shqiptar. Në festë kuqeblutë e Martinit. (VIDEO)
gijotina.com/










