Babëzia nuk ndalet/ Kullat ‘pushtojnë‘ edhe bregdetin e Gjirit të Lalzit, jepet leje për 14 kate – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Babëzia nuk ndalet/ Kullat ‘pushtojnë‘ edhe bregdetin e Gjirit të Lalzit, jepet leje për 14 kate –

08:25 | 09/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Erion Veliaj dorëzon rekursin në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e masës “arrest në burg” –

506 milionë Euro detyrime të papaguara në Dogana, 90% mbi 5 vite pa u mbledhur –

9 Maji kremtohet si Dita e Europës! Si lindi ideja e Bashkimit Europian

Aktivistët dhe gazetarët në Shqipëri përballen me klimë sfiduese dhe armiqësore –

Një kullë e lartë plot 14 kate do të jetë ndërtesa më e lartë në zonën e Gjirit të Lalzit, ku deri më tani qeveria ka dhënë vetëm leje për komplekse dhe fshatra turistikë, deri në 4 kate, ndërsa me këtë kurs, e gjithë zona pritet të shndërrohet në një Golem të dytë.

Duket se mania për të ndërtuar, në lartësi, ka prekur edhe zonat bregdetare, të cilat deri më tani kanë pasur ndërtime të ulta, hotele të ulta dhe të shtrira, teksa synimi pas kësaj nisme është betoni.

Ditët e fundit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka zbardhur lejen e radhës, ku është miratuar me kusht leja e ndërtimit për objektin “kompleks, hoteleri 1, 3, 13, 14 kate mbi tokë, rezidencë dhe shërbime 1-3 kate mbi tokë, me tarraca të shfrytëzueshme dhe me mur rrethues”. Vendndodhja është në Bashkinë Durrës, dhe subjekti zhvillues është shoqëria “Bpi Blessed Property Invest”.

Kulla ne Gjirin e Lalzit

Leja e ndërtimit do të jepet vetëm pasi firma të plotësojë dokumentacionin tekniko-ligjor dhe pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë për llogari të Bashkisë së Durrësit.

Vox News shfletoi dokumentet shoqëruese të kësaj leje, ku rezulton se parcela ndodhet në një zonë me karakter agrikulturor, are, me një sipërfaqe totale prej 7333 m².

“Brenda kësaj parcele nuk kemi asnjë strukturë ekzistuese. Në këtë truall parashikohet realizimi i një resorti me funksione hotelerie, apartamente dhe shërbime turistike, duke u bazuar në të dhënat dhe parametrat teknikë përkatës”, thuhet në dokument.

Vox News shfletoi edhe dokumente të tjera, nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku rezulton se pronar i firmës zhvilluese, “Bpi Blessed Property Invest”, është Erald Mata, një 36-vjeçar nga Dibra. Administrator i shoqërisë është Agim Isaku, po nga Dibra, ndërsa ajo që bie në sy është se firma në fjalë ka një kapital prej vetëm 100 mijë lekësh.

Natyrshëm lind pyetja se me çfarë parash do t’a ndërtojë këtë kompleks? Vox News ka mësuar se, Mata dhe Isaku kanë qenë pronar të bar-restorant “Ibiza” në zonën e Gjirit të Lalzit. Nëse do të shohim në QKB, rezulton se të dyja NIPT-et e këtij subjekti janë pezulluar dhe çregjistruar kohë më parë.

Vox News shfletoi dokumente të tjera të kësaj leje ndërtimi, ku rezulton se kulla që do të ndërtojnë do të jetë plot 14 kate, duke u bërë ndërtesa më e lartë në zonë e duke i dhënë fund idesë se ajo zonë është vetëm për fshatra turistikë dhe ndërtesa të ulta, por në harmoni me natyrën.

Duket se babëzia për të ndërtuar apo projektet që kanë paraqitur, apo ndërhyrjet, kanë sjellë që qeveria ti nënshtrohet këtyre personave. Por, me këto ritme, duket se e gjithë zona do të kthehet si Golemi, Mali i Robit, Qerreti apo edhe vetë Durrësi.

Në projekt duket kulla e madhe në fillim dhe më pas disa struktura ngjitur me njëra-tjetrën.

Të Lidhura

Erion Veliaj dorëzon rekursin në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e masës “arrest në burg” –

Erion Veliaj dorëzon rekursin në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e masës “arrest në burg” –

nga 27
10:19 | 09/05/2026
0

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë. Veliaj e ka paraqitur kërkesën në...

506 milionë Euro detyrime të papaguara në Dogana, 90% mbi 5 vite pa u mbledhur –

506 milionë Euro detyrime të papaguara në Dogana, 90% mbi 5 vite pa u mbledhur –

nga 27
10:09 | 09/05/2026
0

Në fund të vitit 2024, detyrimet e papaguara doganore kanë arritur në afro 48.6 miliardë lekë ose 506 milionë euro...

BE kundër Republikës Srbska mbi ligjin për shpifjen –

9 Maji kremtohet si Dita e Europës! Si lindi ideja e Bashkimit Europian

nga 27
09:29 | 09/05/2026
0

Mё 9 maj BE-ja nderon ish-ministrin e Jashtёm francez Robert Schuman, qё mё 9 maj 1950 formuloi idenё e BE....

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Aktivistët dhe gazetarët në Shqipëri përballen me klimë sfiduese dhe armiqësore –

nga 27
09:11 | 09/05/2026
0

Një raport i fundit i organizatës Civil Rights Defenders për vitin 2025 nxori në pah sfidat kryesore që hasën aktivistët,...

Para
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 9 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj dorëzon rekursin në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e masës “arrest në burg” –

Erion Veliaj dorëzon rekursin në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e masës “arrest në burg” –

10:19 | 09/05/2026
506 milionë Euro detyrime të papaguara në Dogana, 90% mbi 5 vite pa u mbledhur –

506 milionë Euro detyrime të papaguara në Dogana, 90% mbi 5 vite pa u mbledhur –

10:09 | 09/05/2026
BE kundër Republikës Srbska mbi ligjin për shpifjen –

9 Maji kremtohet si Dita e Europës! Si lindi ideja e Bashkimit Europian

09:29 | 09/05/2026
Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Aktivistët dhe gazetarët në Shqipëri përballen me klimë sfiduese dhe armiqësore –

09:11 | 09/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 9 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:41 | 09/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj dorëzon rekursin në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e masës “arrest në burg” –
  • 506 milionë Euro detyrime të papaguara në Dogana, 90% mbi 5 vite pa u mbledhur –
  • 9 Maji kremtohet si Dita e Europës! Si lindi ideja e Bashkimit Europian
  • Aktivistët dhe gazetarët në Shqipëri përballen me klimë sfiduese dhe armiqësore –
  • Këmbimi valutor 9 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Babëzia nuk ndalet/ Kullat ‘pushtojnë‘ edhe bregdetin e Gjirit të Lalzit, jepet leje për 14 kate –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj dorëzon rekursin në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e masës “arrest në burg” –
  • 506 milionë Euro detyrime të papaguara në Dogana, 90% mbi 5 vite pa u mbledhur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com